Produktet në treg për mbrojtjen e lëkurës ndaj diellit mund të kenë përbërës, të cilët mund të reagojnë negativisht ndaj intolerancës dhe sëmundjeve të mëlçisë, kështu që është gjithmonë mirë të kërkoni këshilla nga mjeku para se t’i përdorni. Në këtë artikull ne do t’ju tregojmë një mënyrë natyrale se si të nxiheni dhe njëkohësisht ta mbroni lëkurën tuaj.
Shtesat ushqimore – Shtesat ushqimore që mund të nxisin një nxirje të shëndetshme dhe të njëtrajtshme janë seleni dhe betakaroteni. Të pasur me veti antioksidante, këto produkte neutralizojnë veprimin e radikaleve të lira dhe në trup shndërrohen në vitaminën A, e rëndësishme për lëkurë të shëndetshme dhe për sytë. Përveç kësaj, betakaroteni mund të jetë një ndihmë për ata që kanë lëkurë të çelët dhe rrezikojnë të digjen.
Dietë me ngjyrë – Ju mund ta gjeni betakarotenin në të gjitha ushqimet e kuqe, të verdha, portokalli dhe vjollcë. Produktet bimore tipike të verës dhe pranverës, të tilla si kajsia, luleshtrydhet, pjeshkët, domatet, pjepri dhe karota janë të pasura me vitaminë A, e pranishme edhe në perimet me gjethe jeshile të tilla si spinaqi dhe sallata.
Acidi lipoik – I rëndësishëm për të parandaluar dhe luftuar dëmet e radikaleve të lira, acidi lipoik është i pranishëm në disa perime si spinaqi, brokoli dhe patatet. Për më tepër, ai mund të merret si një shtojcë. Likopeni, i cili është i bollshëm në domate, ndihmon për të stimuluar rigjenerimin e kolagjenit dhe të mbajë lëkurën elastike.
Ushqimi mes vakteve – Dritë jeshile për “smoothie” me pjeshkë, karota, luleshtrydhe, papaja, kivi, manaferra, rrush i kuq, boronica dhe mango, të pasura me vitaminë A. Nëse ju doni një ëmbëlsirë të freskët dhe të lehtë, shtoni copa frutash në një kos të bardhë. Frutat janë të mira për të luftuar urinë gjatë ditës dhe zbusin trupin tuaj kur ju keni marrë diell shkruan Shije.al
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?