Ushqimet që rrisin gjoksin pa qenë nevoja t’i drejtoheni kirugjisë

07:02 | 22 Shkurt 2017
Arbresh.info

Shpehherë në biseda me miqsh qarkullon shprehja urbane ‘’ Flit sa të duash, unë i kam sytë tek gjoksi yt’’. Mos e merrni apriori si fyerje, është një shprehje miqësore që rithekson vlerën e një prej pjesëve më femërore të trupit të një femre.

Së pari gjintë janë organ jetëdhënës pasi prodhojnë qumështin e gjirit për rritjen e shëndetshmë të një foshnjeje.Por përtej kësaj, gjoksi është po ashtu një simbol feminiliteti. Nëse doni forma të bukura e më të mëdha jo domosdoshmërisht duhet t’i drejtoheni kirugjisë estetike dhe implanteve. Living ka diçka për t’ju thënë:

Soja: Soja dhe nënproduktet e saj përmbajnë fitoestrogjenë natyralë që ndihmojnë në forcimin dhe rritjen e madhësisë së gjinjve. Shtojini dietës suaj qumësht soje, fara soje dhe tofu ( djathë i bërë me qumështine sojës, kripë deti dhe lëng limoni).

Farat: Në artikujt tanë ju kemi këshilluar vazhdimisht të konsumoni farat e lirit, lulediellit, kërpit, susamit, sojës dhe kungullit.. Farat përmbajnë jo vetëm fitoestrogjenë, por edhe ushqyes të tjerë të shëndetshëm si acidet yndyrore Omega-3, antoksidantë dhe fibra vegjetale.

Bimët bishtajore: Fasulet, bizelet dhe thjerrëzat janë tre perimeve që duhet të konsumoni vazhdimisht nëse doni të keni gjoks të rrumbullakosur dhe të bëshëm. Përmbajnë një sasi të lartë proteinash, hekuri dhe fibrash që ndikojnë në rritjen e tij.

Birra: Ndoshta tani e kuptoni përse vajzat që shërbejnë birrë në festivalin e Oktoberfest kanë gjithmonë një gjoks të hatashëm. Kjo është forma më joshëse që mund t’ju ftojë drejt pijes. Birra dhe majaja e birrës përmbajnë elementë që gjatë procesit të fermentimit bashkëveprojnë me hormone femërore mund të rrisin përmasat e gjoksit duke i dhënë atij një formë akoma më femërore. Shkencëtarët bullgarë kanë krijuar birrën e parë që rrit gjoksin. Ajo quhet Bohza.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme