Nëse dëshironi të ruani pamjen tuaj rinore dhe shëndetin për një kohë të gjatë, pasuroni menunë me fruta dhe perime në sasi të pakufizuar dhe zëvendësoni mishin e kuq me peshkun.
Domatja është e pasur me antioksidantë dhe likopen, të cilat me shumë sukses shkatërrojnë radikalet e lira dhe kështu mbrojnë trupin nga sëmundjet kancerogjene, transmeton portali arbresh.info
Besohet se salca e domates ka fuqinë më të mirë mbrojtëse, për shkak të pranisë së vajit, i cili rrit efektin e saj antikancerogjen.
Sipas dietologëve, domatja nuk duhet të mungojë në menynë ditore. Duhet të hahet sa më shpesh që të jetë e mundur, qoftë edhe e freskët.
Peshku është një tjetër ushqim që duhet të konsumohet. Mbron zemrën, rregullon ritmin e saj dhe pastron arteriet. Është një mbrojtje e shkëlqyeshme si për trurin ashtu edhe për tërë sistemin nervor. Është i pasur me acide yndyrore, jetësore për qelizat e sistemit nervor, vitaminën A, antioksidantin më efektiv, si dhe vitaminat B2, B3, B5, B6 dhe B12, transmeton portali arbresh.info
Brokoli është një burim i shkëlqyeshëm i vitaminave C dhe E, të cilat mbrojnë dhe stimulojnë mbrojtjen natyrore të trupit dhe ngadalësojnë plakjen e qelizave. Përveç kësaj, ato janë të pasura me indole, substanca që pastrojnë trupin nga elementët kancerogjenë. Ekspertët rekomandojnë të hani 200 deri 300 g brokoli në javë./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...