Shqetësimet e aparatit tretës përfishnjë një sërë sëmundjesh e diarreja duket të jetë një ndër më problematiket.
Kjo për faktin e vetëm se dehidratimi që shkaktohet nga jashtëqitja e shpeshtë mund të çojë në probleme të tjera më të rënda. Largimi i të gjitha lëngjeve të trupit nga organizmi, shteron të gjitha fuqitë , por duke konsumuar ushqimet e mëposhtme jo vetëm do të ndiheni më mirë, por nuk do të keni nevojë për asnjë medikament sepse problemi do të jetë zhdukur.
Xhinxheri përdoret zakonisht kur një person helmohet nga një ushqim, por ka gjithashtu efekt nëse përdoret për të ndaluar diarrenë. Ajo që duhet të bëni është thjesht të konsumoni pak mjaltë me pluhur xhinxheri dhe kjo përzierje do të ndihmojë stomakun të prodhojë lëngjet që promovojnë funksionet tretëse. Mund të pini gjithashtu çaj xhinxheri.
Oriz i bardhë: Një racion oriz i bardhë i zier plotësisht, pas kripë dhe yndyrë është po ashtu një zgjedhje shumë e mirë kur keni probleme me diarrenë.
Kosi është i pasur në probiotikë, baktere të mira që balancojnë pH e stomakut dhe nivelin e bakterve në zorrë.
Çaj kamomili redukton inflamacionin në stomak dhe minimizon tkurrjet e zorrëve .
Uji i ngrohtë me gjethe mente të cilat kanë lëshuar ekstraktin mund t’ju ndihmojë gjithashtu me këtë problem.
Supë: Diarreja mund të çojë në dehidratim të trupit, prandaj duhet të zëvendësoni sa më parë lëngjet e humbura. Nëse po pyesni veten përse supë dhe jo ujë, përgjigjja është shumë e thjeshtë: supa ka vlera ushqyese më shumë se uji, të cilat përmirësojnë tretjen dhe forcojnë sistemin imunitar. ”Women’s Health”
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...