Zakonisht depresioni trajtohet me terapi ose barna, por çfarë ndoshta nuk dini është roli që luan ushqimi në shëndetin tuaj mendor. Edhe pse ka ende nevojë për studime të mëtejshme, kërkimet e deritanishme kanë arritur në përfundimin se disa lloje ushqimesh/dietash ushqimore mund të ndalojnë ose reduktojnë depresionin.
Faktorët që ndikojnë në depresion janë të shumtë, duke nisur që nga ato gjenetiket e deri tek ngjarjet traumatike të ndodhura gjatë jetës. Si ndikon ushqimi?
Gjërat që konsumojmë ndikojnë tek disa sinjale kimike të trurit, si serotonina për shembull që ndihmon në rregullimin e humorit.
Në një studim të kryer në 2014-ën, u zbulua se njerëzit që ndiqnin një dietë mesdhetare të pasur me fruta, peshk dhe drithra, janë 16% më pak të prirur për të rënë pre e depresionit në krahasim me ata që konsumojnë nivel të lartë karbohidratesh.
Çfarë duhet të konsumoni për të qenë më të lumtur dhe të shëndetshëm mendërisht?
Peshk (salmon, sardele, açuke) të pasur me Omega 3, që ndihmon në reduktimin e simptomave të depresionit.
Gjel deti: Gjeli i detit ju pasuron me tryptophan, një amino-acid që trupi më pas e përdor për prodhimin e serotonin.
Frutat/ Perimet: Në veçanti, shegët, manaferrat, arrat. Çokollata e zezë është gjithashtu e këshillueshme.
Ushqimet që duhen eleminuar:
1- Mishi (të konsumohet në masë)
2- Brumëra (kryesisht buka e bardhë)
3-Sheqeri
Kaq e thjeshtë!
Trajtimi i depresionit përveç terapive dhe barnave duhet të shoqërohet me dietën e pasur që përfshin ushqimet më lart.
Sveçla në Samitin për Digjitalizim në Estoni: Siguria Kibern...
Anisa ironizon me Gresën: A përlahem sot?
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...