Pas humbjes së humorit duhet gjetur një motiv për kthyer buzëqeshjen. Ju mund të gjeni ndonjë punë ose edhe thjesht të hani ushqimin tuaj të preferuar.
Ja lista e ushqimeve që ndikojnë në kthimin e humorit pas një dite stresuese:
Bananet: Të gjithë e dimë se bananet janë të pasura me potasium, por ato përmbajnë gjithashtu edhe triptofan i cili nxit prodhimin e serotoninës “lëndës që rregullon urinë dhe ndjenjës e lumturisë”. Bananet janë gjithashtu edhe një burim i mirë i vitaminës B që ka efekte qetësuese.
Frutat e Pyllit: Sipas mjekëve, antioksidantët dhe fitonutrientët që gjenden në frutat e pyllit ndihmojnë trupin t’i përgjigjet stresit dhe të luftojë radikalet e lira që aktivizon ai. Ato ndihmojnë edhe në rritjen e rruazave të bardha të gjakut që ju ndihmojnë në rast stresi dhe nervozizmi.
Kuinoa: E njohur ndryshe si ”nëna e të gjitha drithërave”, është tepër e pasur me antioksidantë si flavonoide dhe kuercetinë që kanë efekte anti-depresive.
Midhjet: Midhjet janë ushqimi më i mirë që e bën njeriun të lumtur. Ato janë të pasura me vitaminë B12, nivelet e ulëta të së cilës mund të çojë në depresion. Truri ka nevojë për B12 për të çliruar serotonin, një kimikë i tij që ka efekt qetësues.
Çokollata e zezë: Studimet e ndryshme kanë treguar se çokollata e zezë mund të ulë nivelin e hormoneve të stresit, përfshirë kortizolin. Gjithashtu antioksidantët në kakao favorizojnë qetësimin e mureve të venave, duku ulur presionin e gjakut dhe duke përmirësuar qarkullimin e tij.
Molla: Shprehja: “Një mollë në ditë mban mjekun larg për një vit”, është mëse e vërtetë pasi molla ka efekt qetësues, të jep energji dhe shton lumturinë.
Spinaqi: Spinaqi është i pasur me folat, që prodhon dopaminë, një lëndë kimike e trurit e cila shkakton kënaqësi që zgjat edhe ditën tjetër.
Kërpudhat: Nivelet e pakta të vitaminës D në trup lidhen me depresionin, kështu që erdhi koha të konsumoni sa më shumë kërpudha, të cilat çuditërisht përmbajnë vitaminë D me tepricë.
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...