Ekzistojnë disa ushqime të caktuara, përpos preparateve të tjera, që mund t’i luftojnë rrudhat nga brenda, falë nutrienteve të tyre që i përmbajnë.
PESHKU
Ushqimi i parë që duhet ta hani për t’i luftuar rrudhat është peshku, si salmoni, harenga, sardelja dhe trofta. Janë burim i mirë për proteina që janë të rëndësishme për kujdesin dhe riparimin e lëkurës.
VAJI I ULLIRIT
Është me rëndësi të përfshini një numër të yndyrave të shëndetshme në ushqimin tuaj. Është i pasur me aminoacide si omega-3, si dhe ofrojnë vitamina dhe nutriente. Vaji i ullirit përmban acid oleik që hidraton lëkurën dhe eliminon rrudhat.
SHAFRANI
Shafrani është një tjetër ushqim që eliminon rrudhat dhe është një përbërës i fortë kundër inflamacioneve falë antioksiduesve të vet. Po ashtu, ndihmon në detoksimin e trupit, për të pasur një lëkurë të fortë dhe të shëndetshme.
ÇOKOLLATA E ZEZË
Kakao mbron lëkurën nga efektet e dëmshme të diellit dhe parandalon plakjen e hershme si rezultat i kësaj. Çokollata e zezë ka nivel të lartë me antioksidues që janë të nevojshme për mirëqenien e lëkurës. Parandalon rrudhat dhe kujdeset për sistemin kardiovaskular.
PJEPRI
Pjepri është fryt i shijshëm që ndihmon në mbajtjen e butësisë së lëkurës dhe eliminon rrudhat. Pasi që është e pasur me vitamina A, C dhe betakarotinë, pjepri parandalon dëmtimet nga dielli dhe ruan shëndetin e lëkurës.
AVOKADO
Avokado posedon substanca rigjallëruese dhe me antioksidues, sepse posedon edhe nivel të lartë të acidit oleik. Është e shijshme dhe duhet ta eliminoni nëse dëshironi t’i eliminoni rrudhat. Mund ta përdorni si maskë drejt e në lëkurë.
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...