Njohja e grupit të gjakut është e vërtetë e rëndësishme.
Dhe nëse deri sot nuk keni bërë një test gjaku për të parë se cilit grup i përkisni, mos prisni më për ta bërë atë. Përveç aspekteve të tjera të rëndësishme për të cilat ju duhet të dini grupin tuaj të gjakut, kjo do t’ju ndihmoj të kuptoni se cilat janë ushqimet që duhet ti hani.
Vitet e fundit janë shpeshtuar dietat të cilat bazohen në grupin e gjakut dhe kanë rezultuar shumë të suksesshme.
Dietat e bazuara në llojin e gjakut ju mban me shëndet të plotë. Dhe ulin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të caktuara.
Njerëzit që i përkasin grupit të gjakut O kanë nivele më të larta të acidit të stomakut. Se sa lloje të tjera të gjakut, të cilat i bëjnë proteinat dhe yndyrat më lehtë të tretshme.
Mishi dhe produktet shtazore, të tilla si peshku dhe shpendët, janë në krye të listës së ushqimeve. Të rekomanduara për grupin e gjakut 0.
Një reaksion kimik ndodhë kur gjaku vjen në kontakt me disa ushqime, veçanërisht me një proteinë të quajtur lektin.
Lektinat, të cilat gjinden në ushqim, kanë efekt të drejtpërdrejtë në gjak dhe në traktin e tretjes. Proteina lidhet me qelizat brenda trupit, duke i bërë ato të grumbullohen së bashku dhe, potencialisht, të shkaktojnë disbalanc hormonal. Ky efekt në trup është i ngjashëm me një substancë të huaj që është e pranishme.
Ja një listë e ushqimeve që duhet të hani dhe të shmangni nëse i përkisni grupit të gjakut 0:
Ju mund të hani:
-Mish lope, mish qengji, deleje, mish viçi, mish dreri, merluc, harengë, skumbri, fasulet, oriz, drithëra nga elbi, domate, artichoke, luleradhiqet, hudhra, lakër jeshile, bamje, qepët, majdanozi, specat e kuq, patatet e ëmbla, kungulli, algat e detit, kumbulla, kumbulla të thara, fiq, grejpfrut, boronica, kripë jodizuar, kërri, çokollata, kakao dhe mjalti, ujë mineral, verë dhe çaj.
Shmangni ushqimet:
-Qumështi, vezët,gjalpi, djathin feta, mozzarella dhe djathin e dhive, qumështin e sojës, mishin e derrit, proshutën, mishin e patës, turshitë, salmonin e tymosur, hajvar, kërmillin, arrat Brazilian, kikirikët, fësteket, thjerrëzat, misrin, miellin, brokolin, lulelakrat, kërpudhat, patëllxhanin e zi, avokadon, pjeprin, portokallin, mandarinat, luleshtrydhet, kokosin, piperin e zi, kanellën, vanillin, keçapin, uthullën, birrën, kafen, çaji i zi, pije alkoolike.
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...