Ju tashmë jeni mësuar të gatuani ushqimet sepse me përbërës të tjerë bëhen më të shijshëm.
Por duhet të mësoni që këto ushqime më poshtë kanë më shumë vlera nqs nuk gatuhen.
Brokoli: Hajeni brokolin, pasi përmban vitaminë C, kalcium, kalium dhe proteina. Por është mirë ta hani të pagatuar: jo të zier, jo të pjekur e kështu me rradhë. Studimet kanë treguar se të hani brokoli të papërpunuar bën që organet tona të absorbojnë më shpejt ushqyesit e tij më të mirë, si: sulforafani, një kompleks që ka treguar se ndihmon në luftën kundër kancerit dhe mund të ulë presionin e gjakut.
Qepët: Qepët janë shumë të shëndetshme për shkak të një fitonutrienti të quajtur allicin, që mund të ndihmojë për të pakësuar urinë, në parandalimin e kancerit, për të përmirësuar shëndetin e zemrës dhe madje edhe për të ulur presionin e lartë të gjakut.Por, për të përthithur më mirë këtë fitonutrient është mirë që qepët t’i hani të gjalla.
Hudhra: është me shumë vlera ushqimore. Ajo përmban shumë allicin, mangan, vitaminë B6, vitaminë C, selen dhe fibra. Por duhet të dini se hudhra është edhe më e shëndetshme kur hahet e papërpunuar. Një studim i publikuar në National Post në SHBA tregon se nëse hani hudhër të papërpunuar dy ose tri herë në javë mund të ulni rrezikun e zhvillimit të kancerit të mushkërive.
Specat e kuq: Kur shumica e njerëzve përmendin një frut apo perime që përmban shumë vitaminë C, zakonisht përmendin portokallin ose agrume të tjera. Rrallë mendojmë për specat, edhe pse hulumtimet kanë treguar se specat e kuq përmbajnë vitaminë C, mbase edhe më shumë se portokalli, limonët etj. Specat e kuq gjithashtu përmbajnë shumë vitaminë B6, vitaminë E dhe magnez.Për fat të keq, nëse i gatuani specat e kuq për më shumë se vetëm disa minuta vetitët e vitaminës C që gjenden te speci do të shkatërrohen.
Panxharët: Ka shumë arsye për të ngrënë panxhar, qoftë të gatuar ose të papërpunuar, pasi në të dy rastet ata përmbajnë shumë fibra, vitaminë C, kalium, mangan, vitaminë B etj. Të hani panxhar përmirëson sistemit imunitar, ndihmon që të keni qëndrueshmëri të lartë, ndihmon për të parandaluar inflamacionin dhe për të ulur presionin e gjakut. Por duhet të keni parasysh se kur e gatuani panxharin, humbisni rreth një të katërtën e folateve të tyre, të cilat mund të ndihmojnë për të mbajtur trupin të shëndetshëm dhe janë veçanërisht të dobishme në zhvillimin e fëmijëve të pa lindur. Kjo është arsyeja pse duhet të konsumoni panxhar të pa gatuar.
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...