Jemi zyrtarisht në sezonin e verës dhe ju mund të planifikoni një udhëtim në plazh. Pavarësisht nëse doni të tregoni trupin në plazh për të cilin keni punuar shumë për ta tonifikuar, ose thjesht dëshironi të relaksoheni duke marrë pak diell, askush nuk e pëlqen atë ndjesinë e fryrjes dhe tejngopjes që mund të ndodhë pasi të hamë. Ka një sërë ushqimesh që mund të dëshironi të shmangni , të cilat mund të shkaktojnë “fryrje ” ndërsa jeni duke u shtrirë në rërë. Këtu janë disa ushqime që duhet të shmangni përpara se të shkoni në plazh dhe disa alternativa më të shëndetshme që mund t’i shijoni gjatë marrjes së diellit.
Pijet e gazuara
Pijet e gazuara mund të shkaktojnë mbajtje gazrash dhe fryrje të stomakut. Në vend që të merrni soda, provoni ujë ose çaj të ftohtë xhenxhefili. Xhenxhefili ka një efekt neutralizues në traktin tuaj gastrointestinal.
Kripë dhe Natrium
Kufizoni marrjen e kripës dhe natriumit. Kur hani ushqime të pasura me natrium, ju mbani më shumë ujë, gjë që mund t’ju bëjë të dukeni dhe ndiheni të fryrë. Ushqimet si bananet, avokadot, mangot dhe papajat mund të ndihmojnë sepse janë të pasura me kalium. Kaliumi vepron si një diuretik natyral, duke ndihmuar në pastrimin e sistemit të natriumit të tepërt.
Disa perime dhe bishtajore
Ushqime si brokoli, lakra jeshile dhe lakra janë të mira për humbje peshe afatgjatë, por nëse jeni duke shkuar në plazh, mund t’i shmangni këto. Ato përmbajnë një sheqer kompleks të quajtur rafinozë, i cili dihet se shkakton fryrje. Bishtajoret si fasulet, bizelet dhe thjerrëzat janë të mbushura me proteina, por shkaktojnë gaz të tepërt që çon në fryrje. Zëvendësojini me perime të gjalla, kërpudha ose kunguj.
Mollët
Mollët janë të mbushura me lëndë ushqyese të dobishme, por ato janë gjithashtu të pasura në fibra dhe karbohidrate të cilat mund të shkaktojnë gaz të tepërt. Zëvendësues: Fruta të konservuara në lëngjet e tyre natyrale ose fruta të thata si rrush i thatë ose kumbulla.
Çamçakëz
Përtypja e çamçakëzit ju bën të thithni sasi të tepërt ajri, duke bërë që stomaku juaj të fryhet.Zëvendësues: Arra të pjekura, ose fara luledielli të papërpunuara, të pakripura.
Alkooli
Kur pini shumë alkool, mund të dehidratoheni, gjë që rezulton në mbajtjen e lëngjeve në trup. Zëvendësues: Smoothie frutash të bëra në shtëpi.
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...
Kurti: Investimi në fëmijë është investimi për një ardhme të...
Dhënia e gratit prej 100 mijë euro vëllait të deputetes së V...