Në këtë periudhë të vitit, të gjithë kemi nevojë për forcimin e sistemit imunitar sa më shumë të jetë e mundur. Një nga mënyrat më të mira për ta bërë këtë është të siguroheni që po merrni mjaftueshëm ushqime që rrisin imunitetin.
Më poshtë do të gjeni 9 ushqimet më të mira që forcojnë imunitetin dhe parandalojnë sëmundje të ndryshme.
Qëndroni të shëndetshëm dhe ushqehuni mirë:
Qitro
E dini që qitrot (portokalli, limoni, mandarinat, grejpfruti) janë një burim i mirë i vitaminës C, që përmirëson sistemin imunitar – prandaj shumë njerëz përdorin këtë fruta gjatë sezonit të ftohjes dhe gripit. Por, qitrot ofrojnë edhe një sërë përfitimesh të tjera shëndetësore. Këto fruta të shumëngjyrshme dhe lëngjet e tyre janë të pasura me lëndë të shumta ushqyese, pa përmendur pastaj aromën e tyre fantastike.
Bajamet
Këto fruta të thata janë të pasur në vitaminë E, një antioksidues i fuqishëm që mund të luftojë infeksionet. Me një grusht bajame në dietë mund t’i zëvendësoni shumë mirë multivitaminat. Një studim i ri ka zbuluar se duke shtuar rreth 40 gramë bajame në dietën e përditshme të fëmijëve dhe të rriturve, rriten nivelet e acideve yndyrore, vitaminës E dhe magnezit, lëndë ushqyese këto shumë të rëndësishme për trupin. Plus, duke ngrënë fruta të thara çdo ditë, prireni të merrni më pak kalori nga ushqime të pashëndetshme.
Hudhra
Hudhra përmban selen, i cili ka një efekt të fuqishëm tek sistemi imunitar. Duke qenë se ajo mund të përdore si erz në çdo ushqim, nuk ka arsye përse mos ta konsumoni.
Shafrani i Indisë
Dikur konsiderohej si një erëz që mund të hidhej me raste tek gatimet. Ndërsa tani cilësohet si një super ushqim që mund të kurojë gjithçka, që nga problemet në zemër deri tek helmimi. Shafrani i Indisë mund të cilësohet si zëvendësuesi më i mirë i ilaçeve. Me të mund të përgatisni edhe qumështin e artë.
Spinaqi
Jo më kot spinaqi listohet tek super-ushqimet. Ai është i pasur në hekur, folate, fibër, antioksidues dhe vitaminë C. .
1 filxhan me spinaq të pa gatuar përmban rreth:
Kosi
Probiotikët janë të duhurit kur bëhet fjalë për shëndetin. Në mënyrë natyrale mund t’i merrni nga kosi. Edhe pse ata gjenden në formën e suplementeve, një studim nga Universiteti i Vienës në Austri ka zbuluar se një dozë në ditë me kos është po aq efektive në rritjen e imunitetit po aq sa edhe ilaçet.
Specat e kuq djegës
Ato janë një burim i mirë i vitaminës C (më shumë se portokalli), si dhe janë të shijshëm po aq sa qitrot. Konsumoni sa më shumë nga ato që të jeni të shëndetshëm. Një studim i fundit ka zbuluar se speci i kuq djegës mund të ketë çelësin për luftimin e kancerit.
Supa e pulës
Mos i nënvlerësoni asnjëherë fuqitë shëruese të supës së pulës të përgatitur në shtëpi. Është shkenca tani që mbështet këtë kurë të vjetër popullore. Nëse nuk ndiheni mirë, përgatitni një supë me pulë që të rimerrni fuqitë.
Me origjinë nga Japonia, pjesë e familjes së kryqëzorëve, brokoli shquhet për vetitë e tij kundër kancerit. Formën e tij më të mirë brokoli e ka në shkurt. I pasur në vitaminë A, B dhe C, kalcium, fosfor, hekur, kalium, magnez dhe acid folik, brokoliështë i çmuar për të parandaluar osteoporozën, për të mbrojtur nga sëmundjet koronare dhe hipertensioni.
I pasur në fibra, brokoli është zgjedhje e përshtatshme për të përmirësuar nivelin e kolesterolit.
Këshillë: që të përfitoni në maksimum lëndët ushqyese të brokolit duhet ta zieni në avull vetëm pak minuta dhe ta kombinoni me lakër të bardhë. Kombinimi i brokolit me domate përbën një armë mbrojtëse kundër kancerit të prostatës!
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...