Ideja është se lloji i grupit të gjakut është i lidhur ngushtë me aftësinë e trupit tonë për të tretur disa ushqime. Pra, çdo lloj gjaku përcakton një dietë të sugjeruar të veçantë për një person që duhet të ndjekë për të jetuar jetën më mirë dhe më shëndetshëm.
Kjo qasje u përhap nga Dr. Peter J. D’Adamo, pasi ai botoi një libër mbi këtë temë në vitin 1996. Hidhini një sy këtyre grupimeve dhe kuptojeni sot e përgjithmonë se çfarë duhet të hani dhe çfarë keni të ndaluar të konsumoni duke ju referuar grupit tuaj të gjakut!
Grupi A
Për njerëzit me gjak të tipit A sugjerohet një dietë sa më vegjetariane. Kjo për shkak të nivelit të ulët të aciditetit në stomak, që ky grup njerëzish ka, gjë që sjell mostretje të mirë të proteinave dhe yndyrave të kafshëve. Kështu duhen ngrënë sa më shumë fruta dhe perime.
Grupi B
Ky grup duhet të shmangë sa më shumë konsumimin e misrit, grurit, domates dhe kikirikëve pasi shkaktojnë lodhje dhe shtim në peshë. Mishi i pulës po ashtu nuk është fort i këshillueshëm, përpiquni ta zëvendësoni me mish qengji, dhie ose lepuri.
Grupi AB
Kategoria në fjalë duhet të ushqehet me sa më shumë vezë, prodhime deti apo zarzavate. Të mbahet parasysh diçka: vaktet duhen të vogla por të shpeshta.
Grupi 0
Aftësia tretëse te këta persona është e lartë, ndaj një dietë me proteina, shumë mish, peshk, fruta e perime është mëse në rregull. Të shmangen bishtajoret dhe fasulet, pasi kanë tendencën të depozitohen si shtresa dhjamore.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...