Tashmë përveç seminareve të zakonshme për një seks të sigurt, Universiteti i Harvardit do të ofrojë edhe një kurs për seksin anal.
Çështja që konsiderohet tabu në disa shtete të botës, do të ofrohet në një prej universiteteve më prestigjioze në botë siç është Harvardi.
Programi gjashtë javor do të ndihmojë studentët që të kuptojnë si mund të kenë një seks anal të sigurt dhe do t’u japë mundësinë që të flasin për gjëra që nuk janë diskutuar më parë.
Temat e këtij kursi do të jenë të ndryshme si: anatomia anale, mundësi për kënaqësi për të gjitha orientimet seksuale, si të flasësh me partnerin për seksin anal, penetrimi anal për të rinjtë dhe shumë tema të tjera.
Sipas drejtuesve të universitetit, qëllimi i këtij kursi është që studentët të kenë mundësinë që marrin informacione dhe të bëjnë pyetje në një mjedis normal rreth kësaj teme që shumë vende nuk arrijnë ende ta pranojnë si fenomen.
“Ky kurs do të zhbëjë mitin e seksit anal dhe do t’u mësojë se si duhet bërë seksi anal dhe përse duhet bërë”, tha njëri prej profesorëve.
Studentët do të kenë mundësi që të kenë edhe sende praktike si kondomi, vibratori, etj, për ta bërë sa më të kuptueshme këtë temë.
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...