Google ADS

UNICEF: 12 milionë vajza të mitura martohen çdo vit

22:37 | 20 Shkurt 2019
Trina Galanxhi

12 milionë vajza të mitura martohen çdo vit. Unicef ka nisur një fushatë për të ndaluar plagën e rëndë në shoqëri, duke bërë thirrje për reagim edhe në Shqipëri.

Në fushatën për të ndaluar martesat me minorene, UNICEF ka publikuar një mesazh për mes të cilit kërkon angazhimin e të gjithë shoqërisë. Në video shihet se si kundrejt një pagese një mesoburrë martohet me një të mitur duke treguar vazhdimin e kësaj tradite që mbetet një plagë e rëndë sociale.

“Jam teper i emocionuar. Sot është dita e madhe. E kam pritur gjithë jetën këtë ditë, ajo do habitet shumë. Do ti ikë truri fare!

As i shkon në mend çfarë do ndodhë sot. Atëherë na shihni

Një kamera e kam këtu. Shih sa bukur? Ja çbën teknologjia!

Po ju them, kam pak emocion. Më uroni fat të mirë?

O zot i madh ja ku është”.

Sipas Unicef, çdo vit, mbi 12 milionë vajza martohen para se të mbushin 18 vjeç.

Në Shqipëri 3827 vajza deri në 19 vjeç u martuan gjatë 2017-ës, përkundrejt 120 djemve të kësaj moshe.

Krahasuar me një vit më parë, sipas INSTAT martesat kanë pësuar rritje, pasi në vitin 2016 ishin 3339 vajza adoleshente të martuara, por mes djemve janë regjistruar vetëm 88 djem.

Në total grup mosha nën 19 vjeç përbën 17. 4 % të totalit të martesave në Shqipëri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme