Google ADS

Ulja në dysheme është e shëndetshme dhe mësoni arsyen pse

11:02 | 22 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Shumë ekspertë besojnë se ulja për një kohë të gjatë gjatë ditës nuk është e mirë për shëndetin. Mund të shkaktojë humor të keq, ngurtësim të muskujve dhe kërcitje.

Nëse qëndroni ulur për një kohë të gjatë, atëherë rrezikoheni nga zhvillimi i disa sëmundjeve, të cilat mund të ndikojnë në jetëgjatësi, transmeton portal arbresh.info

Një gazetar investigativ, Dan Butner, hulumtoi jetën e njerëzve që jetojnë gjatë.

Ai u takua me gruan më të vjetër në botë në Japoni.

“Unë personalisht e pashë që ajo rrinte e ulur në dysheme. Kam kaluar dy ditë me atë 103-vjeçaren dhe ajo u ngrit dhe u ul në dysheme midis 30 dhe 40 herë gjatë ditës”, tha gazetari.

Sipas ekspertëve, ulja në dysheme e detyron trupin që të lëvizë më shumë.

Në këtë mënyrë përmisohet fleksibiliteti i muskujve dhe mëqense ulja në dysheme nuk është aq e rehatshme, do të ngriheni më shpesh.

Nëse uleni në dysheme kur ngriheni, do të angazhoni më shumë pjesën e mesme të trupit (pjesën e legenit), gjë që do të përmirësojë ekuilibrin.

Megjithatë, kur të uleni në dysheme, sigurohuni që shtylla kurrizore të qëndrojë drejt, sepse kjo është formë e të ulurit nuk dëmton shtyllën kurrizore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme