Një studim i ri i Universitetit të Stokholmit tregon se uji i shiut në planet është i pasigurt për tu pirë.
Shkencëtarët bëjnë me dije se uji i shiut kudo në botë përmban nivele kimikatesh toksike të njohura si PFAS që tejkalojnë udhëzimet e fundit.
Të njohura si ‘kimikate të përhershme” sepse shpërbëhen jashtëzakonisht ngadalë, substancat PFAS fillimisht u gjetën në ambalazhe, shampo ose produktet kozmetikë, por janë përhapur në të gjithë mjedisin tonë, duke përfshirë ujin dhe ajrin.
Profesori dhe autori kryesor i studimit të botuar në Environmental Science and Technology thotë se askund në Tokë shiu nuk do të ishte i sigurtë për tu pirë në raport me matjet që ata kanë kryer.
Një përmbledhje e të dhënave që nga viti 2010 që ekipi i tij studioi tregoi se “madje edhe në Antarktidë ose rrafshnaltën tibetiane, nivelet në ujërat e shiut janë mbi udhëzimet e ujit të pijshëm që propozoi EPA (Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit) të SHBA-së”.
Të konsideruara normalisht si të pacenuara, të dy rajonet kanë ende nivele PFAS “14 herë më të larta” se udhëzimet e SHBA-së për ujin e pijshëm.
EPA kohët e fundit uli në mënyrë të konsiderueshme udhëzimet e saj pasi zbuloi se kimikatet mund të ndikojnë në përgjigjen imune tek fëmijët ndaj vakainës.
Pasi gëlltitet, PFAS grumbullohet në trup.
Sipas disa studimeve, ekspozimi mund të çojë gjithashtu në probleme me fertilitetin, vonesa në zhvillim tek fëmijët, rritje të rrezikut të obezitetit ose llojeve të caktuara të kancerit (prostatës, veshkave dhe testikujve), rritje të niveleve të kolesterolit./oranews/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...