Është vetëm 27 vjeç, por Cassie De Pecol ka arritur të vizitojë 196 vende në të gjithë botë dhe kjo aventurë e saj është mbyllur në vetëm 18 muaj e 26 ditë.
Cassie De Pecol bëhet personi i parë që ka arritur të bëjë këtë udhëtim rreth botës në një periudhë kaq të shkurtër.
Cassie, e cila është nga Uashingtoni, la punën e saj, duke e nisur udhëtimin në korrik 2015. Ajo thotë se tani i ka vensur qëllim vetëm për një tjetër mision, të udhëtojë edhe në Antarktidë.
Ajo ka si synim të promovojë paqen në botë. Gjatë udhëtimeve të saj takon studentë dhe politikanë, filmon njerëz dhe vende për të xhiruar një dokumentar mbi planetin tonë, mbi etnitë, mbi popujt, njeh dhe përballet me kultura të ndryshme, raca, besime.
Shteti i fundit të cilin ajo vizitoi ishte Pakistani, ndërsa më herët kishte qenë edhe në Palestinë e Kosovë.
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...