Dy djem, të cilët shpëtuan jetën e një gruaje në karrige me rrota konsiderohen si “heronj” nga të panjohurit.
DJ Kashief Hamilton po luante muzikë në një anije në ishujt Virgin kur dëgjoi një zhurmë me zë të lartë. Ai ndaloi festën dhe pa njerëz që po vraponin, përfshirë mikun e tij Randolph Donovan.
Ky i fundit u hodh në oqean dhe pa një grua me karrige me rrota që po fundosej.
“E nxorra menjëherë nga karrigia”, tha ai për CNN. Ndërkohë dikush nga anija hodhi një komerdare shpëtimi.
Më pas, DJ Hamilton shkoi menjëherë të ndihmonte mikun. Oqeani ishte rreth 10-12 metra i thellë, prandaj ishte shumë e vështirë që ta nxirrnin lart.
Të dy u përqendruan dhe ia dolën që të shpëtonin jetën e gruas. “Jam i lumtur që gjithcka përfundoi në mënyrë pozitive. Ne mund të kishim humbur dikë që është pjesë e familjes së dikujt, si dhe pasagjere.”
Fati ishte në anën e tyre pasi një lëvizje e vogël e anijes mund ti shtypte dhe ti fundoste të tre. Fatmirësisht ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe gruaja shpëtoi me lëndime të lehta.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...