Dëshpërim, sëmundje të trashëguara, familje të thyera dhe vrasje në tentativë.
Kjo mund të ngjajë me një telenovelë, por ky është rrëfimi i dy grave nga Rusia, të cilat kanë zbuluar se ishin ndërruar në lindje, 40 vjet më pare, transmeton portali arbresh.info
Drama e shkëmbimit të foshnjave filloi më 7 mars 1978, kur dy gra shtatzëna, Rimma Shvetsova dhe Julia Savelieva, nxituan në spitalin e tyre të lindjes në rajonin Perm të Rusisë.
Atë ditën lindën vetëm gra dhe mesa duket, mjekët kishin harruar që të vendosnin etiketa tek të sapolindurit.
Gratë nuk mund të kujtojnë momentin e saktë kur fëmijët e tyre janë ndërruar, por ata u larguan nga spitali me foshnjat e gabuara. U deshën gati 40 vjet për të kuptuar se ato kishin rritur fëmijë të huaj.
Përderisa vajzat rriteshin, gratë filluan të kuptonin se ato nuk kishin lidhje familjare. Vajza e Rimma, Veronika kishte flokë bjonde dhe sy blu, gjë që ngriti dyshimet e burrit Anatoli. Ai mendonte se gruaja e tij e kishte tradhëtuar, supozim që kishte shkaktuar pasoja tmerruese.
Dyshime të tjera lindën, pasi Veronika u sëmur në moshën Ajo u diagnostikua me një gjendje të trashëguar, të cilën askush tjetër në familje nuk vuante. Vite më vonë, kur nëna e Veronikës u kthye në spitalin e lindjes për përgjigje, ajo gjeti se të dhënat e vjetra mjekësore ishin shkatërruar dhe ambulanca nuk ekzistonte më.
Ndërkohë, në një lagje tjetër po rritej një vajzë që quhej Tanya dhe u rrit nga një çift që besonin se ajo ishte fëmija i tyre. Edhe pse nuk kishte ngjajshmëri me familjarët, por ndryshe nga Veronika, Tanja u rrit me një baba të përkushtuar që nuk morri në pyetje identitetin e saj dhe as besnikërinë e gruas.
Në kohën kur vajzat kishin lindur, testimi i ADN-së nuk funksiononte dhe familjet nuk kishin mundësi që të zbulonin të vërtetën.
Megjithatë, pas 40 vitesh frika e tyre u konfirmua- vajzat që ata kishin rritur, nuk ishin fëmijët e tyre biologjikë.
Megjithatë, nëna e Tanyës dhe Veronikës kanë vendosur që vazhdojë jetën me vajzat që kanë rritur.
Por dhembja e Veroinkës vazhdon ta përndjekë atë, pasi ajo ndjehet keq për nënën e saj që u akuzua gabimisht për pabesi.
Familjet tani janë pajtuar me atë që ka ndodhur dhe madje thonë se ata kanë fituar më shumë se ata kanë humbur.
Avokati i njëres nga familjes ka theksuar se familjet kërkojnë dëmtime morale nga spitali dhe se së shpejti rasti pritet të shkojë në gjyq./arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...