Vazhdimisht ndodh që midis një çifti të ketë konflikte dhe mosmarrëveshje, të cilat shpeshherë mund të çojnë drejt ndarjes. E tillë ishte historia e Bledit me Majlindën, që çelën këtë të shtunë puntatën e programit “Dua të të bëj të lumtur”.
Bledi dhe Majlinda ishin njohur nëpërmjet një telefonate të rastësishme dhe menjëherë kishin rënë në dashuri. Kishte qenë Majlinda ajo që kishte telefonuar Bledin dhe nga biseda që kishin zhvilluar ishin pëlqyer shumë. Por lidhja e çiftit të ri kishte kaluar shumë peripeci derisa ishin martuar dhe kishin sjellë në jetë dy fëmijë.
Sipas Majlindës, Bledi kishte ndryshuar sjellje pas martese dhe kishte filluar të bëhej xheloz pa shkak. Xhelozia e tij kishte arritur deri aty sa kishte ushtruar dhunë fizike mbi të. Por sikur të mos mjaftonte vetëm xhelozia, Bledi kishte filluar të konsumonte alkool dhe të ardhurat që fitonin i linte në bixhoz. Madje ai kishte arritur deri aty sa kishte shitur dhe unazën e martesës vetëm e vetëm për të luajtur bixhoz. Majlinda e kishte denoncuar shumë herë Bledin për dhunë por i kishte tërhequr akuzat me justifikimin se ai ishte babai i fëmijëve.
Bledi kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” si një urë komunikimi midis tij dhe bashkëshortes, Majlindës, pasi kishin muaj që nuk flisnin. “Majlinda e di kam gabuar shumë dhe rëndë. Shpirti i jetës time më fal, jam penduar shumë!”,- ishin fjalët e tij për gruan.
Majlinda u shpreh se e kishte të vështirë që ta falte atë pasi kishte frikë se mos ai do ta dhunonte përsëri. Madje ajo rrëfeu se herën e fundit Bledi e kishte çuar në një pyll dhe e kishte dhunuar aq shumë sa që nëse nuk do të ishte larguar në kohë nuk do të ishte e pranishme në studio. Si përfundim, Majlinda e fali Bledin dhe i dha një mundësi të fundit për t’i provuar asaj se kishte ndryshuar./tch/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...