Ato veshin uniformë, mbajnë me vete çantë dhe me padurim e thonë alfabetin në klasë.
Të privuara nga shkollimi në fëmijëri, shumica e grave nga mosha 60 dhe 90 vjec, kanë përmbushur ëndërrën e jetës dhe kanë filluar mësimet e para, transmeton portali arbresh.info.
Shkolla e cila njihet ndryshe si shkolla e ‘gjysheve’ gjendet në një fshat afër Mumbait.
Kjo shkollë e cila shënon përvjetorin e saj të parë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, është sfiduar me qëndrimet tradicionale rreth mohimit të shkollimit të grave.
“Nuk kam shkuar kurrë në shkollë si fëmijë. Tani ia dal të mësoj bashkë me mikeshat e mia”, ka thënë në 62-vjeçare, e cila ndjehet tejmase e lumtur për këtë mundësi.
Çdo ditë, 29 nxënëse ecin në këmbë nga shtëpitë e tyre në fshatin Phanganem në qarkun Thane e Maharashtra.
Ndonjëherë ato shoqërohen edhe nga nipërit e tyre, të cilët ndjehen krenarë me veprimet që bëjnë gjyshet e tyre.
Nga ora 2:00 deri në 4:00, ato rrinë të ulura këmbëkryq në klasën e improvizuar nga druri i bambusë. /Arbresh.info
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...