Turqi, festivali i ëmbëlsirave nuk shpëton pa portretin e Merkelit dhe Trumpit

20:39 | 28 Mars 2017
Trina Galanxhi

Festivali i ëmbëlsirave është mbajtur për herë të parë në Stamboll, në muzen ushtarak në Harbiye.

Sipas organizatorëve të festivalit, 24 kompani të ëmbëlsirave kanë prezentuar produktet e tyre, por vetëm dy nga to kanë marrë vëmendje të madhe, transmeton portali arbresh.info.

https://www.instagram.com/p/BSA4vx8geUC/

Ishin pikërisht portretet e presidentit amerikan Donald Trump dhe kancelares gjermane Angela Merkel që kanë tërhequr vëmendjen më të madhe, shkruajnë mediat turke.

ggg

Kreatorja e këtyre dy ëmbëlsirave, Tuba Geckil, ka theksuar se ka përdorur 50kg sheqer për të bërë portretin e Angela Merkel.

“Unë kam kërkuar që të tërheq vëmendje me personalitetin e Merkelit dhe kam kërkuar që të shfaq durimin e saj të ashpër”, ka thënë ajo për mediat turke.

ggr

Organizatorët kanë theksuar se dëshirojnë që ky festival të kthehet në një festë tradicionale./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme