Turku realizon ëndrrën e tij, bëhet shqiptar në moshën 90-vjeçare

00:50 | 17 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Kjo është historia e Fikret Tevfik Oktay, qytetar turk nga Ankaraja por me origjinë shqiptare nga babai. I cili ishte ushtarak madhor në ushtrinë e perandorisë otomane. E më pas në ushtrinë e Ataturkut me të cilin kishte miqësi personale.

Për shkak të luftërave të zhvilluara në rajonin e Ballkanit, ata kshin shkëputur totalisht lidhjet me Shqipërinë.

Për vite me radhë familja e Oktayt dhe të afërmit e tyre në Shqipëri të cilët janë familja e ish-deputetit Flamur Çelaj, nuk e harruan kurrë lidhjen familjare.

Shprehja ‘gjaku thërret” rezulton të jetë e vërtetë dhe falë përpjekjeve të jashtëzakonshme nga të 2 anët, familja u ribashkua pas shumë viteve.

Kërkimet mes dy familjeve zgjatën vite të të tëra deri sa u gjetën.

Pavarësisht moshës, dëshira e 90-vjecarit për të pasur pashaportën shqiptare ishte një nga ëndrrat më të mëdha në jetën e tij .

Ai dëshironte që pjesën tjetër të viteve jetë që i kanë mbetur t’i jetojë si shqiptar. Pas marrjes së pasaportës shqiptare, familja Çelaj organizoi një festë tradicionale me motive shqiptare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme