Asiye Sutlu, një grua turke, e cila mbushi 118 vjeç në prill, ka treguar se cili është sekreti i saj për jetëgjatësinë.
Për mediat turke ajo ka treguar se gjithmonë është ushqyer me ‘ushqim organik’ përkundër vuajtjeve nga diabeti dhe presioni i lartë i gjakut, transmeton portali arbresh.info
“Gjithmonë jam ushqyer me ushqime lokale, kos shtëpie, ajran ( jogurt dhe ujë) dhe me bimë medicilane që i marr nga mallet”, ka thënë ajo.
Media turke AA pretendon se Sutlu është personi më i vjetër në botë edhe pse data e saj e lindjes që shfaqet në kartë identiteti nuk është e saktë sipas saj.
“Ditëve të sotme ushqimi është shumë i keq, saqë unë nuk mund ta ha”, ka shtuar ajo.
Sutlu humbi burrin kur ishte 73 vjeç, megjithatë ajo ka 41 nipa e mbesa dhe ka nusën Zinnet e cila edhe kujdeset për të./Arbresh.info
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane Karbohidrate Kartotat dhe Barishtet Jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën