Një turist nga Britania e Madhe e ka quajtur një restaurant në Venecia “të tmerrshëm dhe të neveritshëm”, pasi u detyrua të paguajë 526 euro për një drekë.
Turisti ngë Birmigham, i cili ka kërkuar të mbetet anonim, ka thënë për The Independent, se ka ngrënë një drekë me prindërit e tij në Trattoria Casanova në rrethin qendror San Marco, transmeton portali arbresh.info
Përkundër bukurisë dhe gjërave të bukura përreth, befasia e tyre u shkatërrua kur erdhi fatura.
Ata kishin paguar një pjatë të madhe me midhje, me rreth 5.50 euro, një pjatë shpageta me kallamari me 14.50 euro, patatë të skuqura me vlerë 5.50 euro dhe perime të pjekura në skarë në vlerë të 7.50 euro.
Më pas atyre u ka ardhur një pjatë me mish të pjekur dhe e peshk, përfshirë karavidhe dhe gjëra tjera ushqimore nga deti, të cilat kushtuan hiq më pak se 297 euro.
Turisti ka thënë për The Independent se ata nuk kishin porositur midhje dhe se shumica e porosive që kishin bërë ata, ishte ndryshe nga ato që restaurant kishte sjellur.
Ai e pranon se kishte porositur peshk të pjekur në skarë, por ka theksuar se është bazuar vetëm në fotografi, mëqe në meny nuk ipej asnjë emër ose çmim.
Turisti ka shtuar se italianët kanë përfituar nga rasti mëqe asnjëri nga familja e tij nuk flasin dhe nuk kuptojnë italisht.
I mërzitur tej mase, turisti i ka shkruar letër kryebashkiakut të Venecias, Luigi Brugnaro, të cilit ndër të tjera i ka thënë se “një sjellje e tillë rrezikon reputacionin e qytetit”.
Restaurant ka reaguar për një media italiane, kur ka theksuar se “klientëve u është dërguar porosia e saktë, me çmim real”.
Mediat italiane kanë vënë në dukje se restauranti është i njohur dhe drejtohet nga disa shqiptarë, të cilët jetojnë në Venecia për më shumë se njëzet vjet.
Shumica e klientëve që kanë frekuentuar këtë restaurant janë ndarë me përshtypje të këqija. 138 komente nga 533 janë gjetur që e kanë përshkruar lokalin si “të keq”, ndërsa vetëm 20 klientë mendojnë se “ky restaurant është i shkëlqyer”./arbresh.info/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...