Tufë delesh dhe frikë

22:33 | 6 Qershor 2019
Arbresh.info

Jeta në malin e Tushetit, një kënd në verilindje të Gjeorgjisë, nuk ka ndryshuar shumë në 100 vjet. Delet kalojnë në numër njerëzit dhe jeta moderne mezi e ka prekur këtë zonë.

Kjo zonë është shtëpia e disa prej rrugëve më të rrezikshme dhe mjediseve më pak mikpritëse në Europë dhe një nga migrimet në kontinent më të pabesueshme të kafshëve. Çdo tetor barinj të guximshëm furnizohen me pijen lokale, të quajtur “Chaca”, rrezikojnë jetën e tyre duke drejtuar qindra dele nga majat e malit në fushat e ulëta të Kakhetit.

Për të bërë këtë ata ecin në në një kodër të lart 2800 metra Abano Pasas, një nga rrugët më të rrezikshme në botë. Ky migrim i përvitshëm është kapur nga fotografi i Radios Evropa e Lirë, Amos Chapple, në foto të mbushura me drama nga fillimi në fund. Ai ka udhëtuar me barinjtë dhe ka bërë këto foto që të mbajnë frymën pezull teksa zbresin malin në një zonë kufi me Rusinë./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme