Studimi i kryer në Universitetin Adelaide, ka treguar se, aftësia e trurit të njeriut për të mësuar dhe mbajtur mend, varet shumë nga koha e ditës, dhe se, truri më efektshëm mëson në mbrëmje.
Pos kësaj, është dëshmuar që kjo kohë, është më e mira për operimin e trurit, apo për të marrë terapi e ilaçe.
Shkencëtarët që kanë punuar në studim, mendojnë se rezultatet e studimit të tyre do ndihmojnë, si studentët, ashtu edhe të sëmurit, të cilët janë në shërim të ndonjë lëndimi apo sëmundje të trurit.
Deri tek përfundimet e sipërpërmendura, shkencëtarët kanë ardhur pasi që kanë kryer hulumtim me të anketuarit, të cilëve ua kanë mbështjellë një membranë rreth kokës, për të stimuluar aktivitetet e trurit, të cilën e kanë lidhur me simulantin elektrik në dorën e të anketuarit.
Është dëshmuar që truri në mënyrë të ndryshme, kontrollon lëvizjet e dorës në kohë të ndryshme të ditës, dhe se, më së miri funksionon gjatë mbrëmjes./telegrafi/
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...