Të mbash bardhësinë e borës të rrobave shpesh është më vështirë se që na duket nga e para
Mirëpo, ekzistojnë disa truqe të cilat mund t’ju ndihmojnë që tonet e errëta sërish t’i shndërroni në të bardha.
Në misionin e kthimit të bardhësisë do t’ju nevojiten: detergjenti i larjes së rrobave të bardha dhe soda e bikarbonatit ose lëng limoni.
Hapi më i rëndësishëm i kthimit të bardhësisë është njomja, pastaj tri mënyra me të cilat mund t’i bëni.
1. Rrobën mund ta njomni në ujë të nxehtë në të cilin keni shtuar gjysmë gote të vogël detergjent për rroba të bardha, pastaj është e nevojshme që aty t’i mbani rreth dy orë.
Pastaj, shkrini detergjentin dhe futni rrobat në rrobalarëse, në programin për larje të rrobave të bardha.
2. Katër litra ujë të nxehtë dhe një gotë e vogël sodë bikarbonati mund të jenë zgjedhja juaj e dytë. Në këtë mënyrë jo vetëm që do të zbardhni rrobat, por mund t’i eliminoni edhe aromat eventuale të pakëndshme, të cilat shfaqen në fanella dhe këmisha, aq më parë nën sqetulla.
Le të qëndrojnë gjatë natës, pastaj të gjitha futni në rrobalarëse.
3. Njomja me lëng limoni është një ndër mënyrat efikase të kthimit të bardhësisë.
Në fillim pritni dy limona, pastaj zini në një tenxhere. Kur uji të vlojë, njomni rrobën në atë lëng dhe lëreni të qëndrojë aty rreth një orë. Pastaj ndizni makinën larëse. /Telegrafi/
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...