Për të bërë kastravecë turshi kërcëllues dhe të shijshëm, do t’ju ndihmojnë këto disa truqe
Nuk keni nevojë t’i përdorni të gjitha truqet, ju zgjidhni çfarë ju përshtatet më së miri, transmeton Telegrafi.
1. Ky është më i rëndësishmi. Përdorni kastravecë të vegjël dhe të fortë. Nëse filloni me kastravecë të mëdhenj, në fund do të keni kastravecë të butë turshi.
Gjithmonë zgjidhni më të vegjël, më të fortë, ndërkaq të mëdhenjtë por të butët lini jashtë kavanozit.
2. Vendosni në kavanoz menjëherë pas vjeljes, apo sa më parë që të jetë e mundur. Nëse nuk arrini t’i bëni turshi menjëherë pas vjeljes, truku tjetër do t’ju ndihmojë.
3. Njomni kastravecët në ujë të akullt disa orë. Zhytja në enë me ujë të akullt nga frigoriferi do t’ju ndihmojë që t’i forconi, domethënë të mbeten të më të fortë.
4. Pritni sythin kastravecit, sepse ai përmban enzime të cilat mund ta bëjnë të qullët kastravecin. Prerja e sythit është opsioni juaj më i mirë.
5. Në kavanoz shtoni shtesa dhe erëza sipas shijes. Ato mund të jenë fletë dushku, rrushi apo çaji të zi. Ky truk rekomandohet por nuk është e domosdoshme të japë rezultate.
Nëse keni fletë dushku apo fletë rrushi, përfundimisht nuk mund të dëmtojë nëse e qitni nga një në çdo kavanoz. Ose shtoni në secilin kavanoz ½ e lugës çaj refuz të zi. Por duhet ta dini, nuk do të shndërrohen kastravecët e butë në kërcëllues magjikë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...