Rrudhat mund t’i largoni duke përdorur metoda natyrore. Këto metoda përdoren nga gratë në mbarë botën dhe ekspertët i rekomandojnë ato që të përdoren, sidomos në periudhën kur kalohet nga një stinë në tjetrën.
Portali arbresh.info ju sjell disa nga truqet që mund t’i përdorni në fytyrën tuaj.
Vaji i ullirit
Mund të ngjajë e pabesueshme, por vaji i ullirit ka efekt mahnitës. Nëse e vendosni në duar, qafë dhe fytyrë për 30 sekonda, vaji do të ndihmojë në ruajtjen e freskisë së lëkurës suaj. Pas këtij aplikimi mos përdorni krem, sepse lëkura juaj mund të irritohet.
Maska me fruta
Dy herë në javë bëni vetës një trajtim në të cilin përfshihet maska me fruta. Është shumë e lehtë për t’u përgatitur. Ja se si mund t’i bëni ato:
Përzieni një vezë të tërë me një lugë çaji mjaltë dhe një majë sheqeri dhe pastroni qelizat e vdekura të lëkurës.
Më pas përzieni disa luleshtydhe dhe aplikoni në fytyrë. Lërini ato të qëndrojnë për 10 minuta dhe pastroni fytyrën me ujë të ngrohtë.
Së fundmi, ju mund të preni edhe një trangull edhe ta vendosni në fytyrë./arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...