Trump, presidenti i parë në 130 vjet që nuk mban kafshë shtëpiake në Shtëpinë e Bardhë

19:06 | 28 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Thonë se qeni është miku më i mirë i njeriut, por një thënie e tillë nuk vlen për presidentin aktual të SHBA-ve Donald Trump.

Shumica e presidentëve amerikanë kanë pasur një kafshë shtëpiake në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Donald Trump bëhet presidenti i parë për gati 130 vjet që nuk mban kafshë shtëpiake, transmeton portali arbresh.info.

Gjatë muajit të kaluar është përfolur se Trump mund të marrë një qen në Shtëpinë e Bardhë, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Por, misteri më i madh mbetet se nëse Trump i do, apo nuk i do qentë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme