Nëse një fëmijë këmbëngul të vizatojë gjatë mësimit, mos e ndaloni atë.
Fëmijët janë të ndryshëm, prandaj edhe mësojnë në mënyra të ndryshme. Për shembull, fëmijët e stilit kryesisht vizual mësojnë më lehtë duke parë dhe lexuar, stilin kryesisht dëgjimor, duke dëgjuar dhe duke folur dhe stilin kryesisht kinestetik ndërsa lëvizin ose prekin.
Më efektive janë teknikat e të ashtuquajturit të mësuarit aktiv. Gjatë mësimit, fëmija duhet të ulet drejt në tryezë dhe mësimi duhet të fillojë me pyetjet për materialin që janë në fund të çdo kapitulli të tekstit shkollor, transmeton portal arbresh.info
Për ta bërë sa më të lehtë mbajtjen në mend, lejoni fëmijët që të nënvizojnë fjalët kyçe gjatë leximit dhe të shkruajë shënime të shkurtra pranë tekstit.
Të dëgjuarit dhe të mësuarit
Fëmijët, stili i të mësuarit i të cilëve është kryesisht dëgjimor, do të mësojnë më lehtë dhe do ta mbajnë mend më mirë materialin nëse i “shpjegojnë” vetes ose prindit atë që po mësojnë gjatë mësimit. Gjithashtu do t’i ndihmojë ata të recitojnë informacione të rëndësishme, të përdorin fjalë që i lidhin me materialin.
Mësimi gjatë ecjes në dhomë
Fëmijët, stili i të mësuarit i të cilëve është kryesisht kinestetik, do të ndihmohen duke lexuar me zë të lartë, por ndryshe nga auditorët, ata duhet të kalojnë gishtin mbi fjalitë që po lexojnë. Ata do të mësojnë më lehtë duke shkruar, kështu që do t’i ndihmojë nëse shkruajnë disa herë informacionin më të rëndësishëm nga materiali.
Te këta tipa të fëmijëve, nënvizimi i informacioneve të rëndësishme në tekst ndihmon më shumë për ta mbajtur në mend atë. Ata mund ta bëjnë këtë duke ecur nëpër dhomë gjatë përsëritjes ose duke përdorur gjeste dore gjatë mësimit dhe përsëritjes së materialit.
Leximi, memorizimi dhe shkrimi
Fëmijët me një stil kryesisht vizual adoptojnë informacione të reja duke lexuar, duke vëzhguar paraqitjet grafike. Për ta bërë më të lehtë mësimin, do t’i ndihmojë ata të shkruajnë në letra, të mësojnë me ndihmën e tabelave, hartave mendore dhe mjeteve të ngjashme.
Ndërsa mësojnë, këta tipa të fëmijëve duhet lënë të lirë të ilustrojnë, të shkruajnë infromacione dhe të nënvizojnë ato që u duken të rëndësishme. Ata gjithashtu do të mësojnë shumë duke vëzhguar dhe kur hasin diçka të re, më mirë do të lexojnë udhëzimet për përdorim sesa të dëgjojnë shpjegimet.
Dhe, mos harroni të bëni një pushim. Kur fëmija përfundon një ose më shumë detyra, lëreni të pushojë për dhjetë deri në 15 minuta. Fëmija duhet të mësojë pjesët më të vështira të materialit në periudhën e vigjilencës më të madhe, sepse lodhja, por edhe uria dobësojnë përqendrimin./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...