Gratë dëshirojnë të duken të përsosura në çdo moshë dhe kur shohim fotot e njerëzve të famshëm, kuptojnë që është e mundur. Rregulli i parë dhe më i rëndësishëm është lëkura e shëndetshme. Jo të gjithë mund të përballojnë trajtime të personalizuara apo të shpeshta, kështu që në këtë artikull janë mbledhur këshilla nga ekspertë të njohur të bukurisë që mund të provoni në shtëpi. Bukuria e lëkurës varet nga shumë gjëra që ne nuk jemi gjithmonë të vetëdijshëm. Për të shmangur gabimet në sferën e kujdesit të lëkurës, është mirë të dëgjosh ekspertët
-Kafen pijeni përpara drekës: Këshillohet që kafja të pihet përpara orës 2 të drekës, sepse kafein aka një efekt jot ë mirë në lëkurën tonë. Mund ta zëvendësoni atë më çajra ose lëngje frutash.
-Ndryshoni peshqirin e fytyrës çdo ditë dhe çarçafët një herë në javë: kjo këshillë është për arsye se janë vende në të cilat mblidhen baktere dhe ato më pas shkojnë menjëherë në fytyrën tuaj.
-Përdorni produktet koreane dhe evropiane: të dyja kanë funksione të ndryshme. Ato koreane janë të mira për zbardhjen dhe për ta bërë fytyrën të njëtratshme. Evropianet janë të mira për forcimin e saj dhe “luftën” kundër rrudhave.
-Mbani hapsirën e duhur midis vendosjes së produkteve:Ju mund të përdorni shumë produkte dhe ju duket sikur nuk ju funksionojnë. Ajo që duhet të bëni është që midis përdorimit të tyre të lini disa minuta hapësirë që fytyra ta përthithi produktin.
-Flini mjaftueshëm: Dermatologët këshillojnë të flini 10 minuta më herët çdo ditë derisa të ndiheni më të vërtetë të shplodhur dhe të kuptoni kush është orari juaj perfekt.
-Përdorimi I kolinozit per thonjë të pastër: kolinozi përdoret për pastrimin e dhëmbëve por mund të ketë të njëjtin efekt dhe tek thonjtë. Provoni ta përdorni ate duke e lene në thonjtë tuaj për 10 min e më pas bëni një skrub me furçën e dhëmbëve. Do të shihni rezultatin e menjëhershëm
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...