Gjatë ditëve të verës, pakkush do t’i rezistojë, një flegre të ftohur të shalqirit. E keni blerë, e keni ftohur, e keni prerë dhe disi keni pritur që të jetë i ëmbël? Mund t’i qitni kripë!
Nuk tingëllon zakonshëm, mirëpo vetëm një sasi e vogël kripe mund t’ia shtojë shijen e ëmbël kësaj ëmbëlsire të preferuar verore.
Shalqiri i ka tri elemente të shijes, të ëmbël, të thartë dhe të hidhur. Natyrisht, kur e hani, nuk i ndieni qartë secilën nga to, mirëpo ekzistojnë truqe të cilat ndihmojnë që njërën ta “forconi”, ndërsa të tjerat t’i “zvogëloni”.
Kur në shalqi shtohet kripa, ajo neutralizon hidhësinë dhe vetvetiu shton shijen e ëmbël. Ngjashëm është edhe me shumë desertë në të cilat shtohet kripë.
James Oliver gjithmonë këshillon që të shtoni pak kripë në ëmbëlsirat me çokollatë, ndërkaq karamelja e kriposur konsiderohet “bombë” e vërtetë gastronomike.
Ekziston edhe një arsye përse do t’ju pëlqejë që t’i qitni pak kripë shalqirit.
“Kur është shumë nxehtë, kemi dëshirë për shije të njelmët për shkak që përpiqemi ta kompensojmë kripën e humbur nëpërmjet djersitjes.
Trupi nuk ka mënyra që ta depozitojë natriumin, ashtu që nëna natyrë ka “krijuar” instinktin që të hamë diçka të njelmët, që do të na mundësojë balancimin kur është fjala për elektrolitet e natriumit”, shpjegon Jems Oliver. /Telegrafi/
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...