Qeveria indiane po këshillon femrat shtatzëna që të shmangin konsumin e çdo lloj mishi, të vezëve dhe sidomos mendimet e epshit.
I menjëhershëm ishte reagimi i mjekëve në vend dhe më gjerë, që thonë se këto këshilla, veçse të turpshme janë edhe të rrezikshme, sidomos në kuadër të shëndetit të dobët të femrave në Indi.
Në shoqërinë tejet patriarkale indiane, femrat shpesh janë të fundit që hanë apo marrin kujdes shëndetësor.
Në vitin 2015 në Indi, 174 në 100 mijë shtatzëni rezultuan me vdekjen e nënës, një shifër tronditëse në krahasim me 27 në 1 milion në Kinë, apo 14 në 100 mijë në SHBA.
Mjekët indianë thanë se qeveria, jo vetëm po injoron këtë problem serioz, por po jep këshilla joshkencore dhe irracionale, në vend që të këshillojë femrat shtatzëna të kenë një dietë të ushqyeshme dhe plot proteina.
Libri me këshilla, që titullohet “Nëna dhe kujdesi për fëmijën”, është plot me dogma fetare dhe injoron plotësisht këshillat shkencore, që femrat shtatzëna duhet të hanë proteina dhe mund të kryejnë pa asnjë rrezik raporte seksuale.
Por në libër shkruhet se, femrat që presin fëmijë duhet të largojnë mendimet e papastra dhe të shohin foto bebesh të bukura për të qetësuar fetusin. Diçka e mbrojtur me forcë nga ministri i Mjekësisë tradicionale, Shripad Naik, i cili tha se këshillat e librit janë mbledhur gjatë shumë shekujve.
Analistët thonë se kjo është përpjekja e radhës e qeverisë së kryeministrit Narendra Modi, për të promovuar dietën vegjetariane. Por mjekët, të cilët i kanë quajtur këshillat një turp kombëtar, paralajmërojnë se pakësimi i mëtejshëm i proteinave te dieta e femrave shtatzëna do ta shndërrojë në tragjike, një situatë që aktualisht është alarmante në Indi.
Ata thonë se nuk duhet të jesh mjek apo ekspert, që të dish se nënat e ushqyera keq lindin fëmijë të dobët dhe që kjo të këshillohet nga qeveria është e turpshme.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...