Ditët më të nxehta të verës janë shumë afër, por me siguri jeni në mesin e personave që janë larg nga një trup estetik dhe i formësuar.
Nëse nuk mund ta përballoni financiarisht abonimin apo thjesht nuk keni kohë të shkoni në palestër, atëherë keni parasysh se ekzistojnë tri mënyra efikase të cilat do t’ju ndihmojnë ta formësoni trupin në një periudhë të shkurtë kohore, transmeton Telegrafi.
Stërvitjet në shtëpi
Ka shumë ushtrime të cilat mund t’i bëni në shtëpi gjatë kohës së lirë.
P.sh., Alex Crockford, trajner personal, sugjeron të performoni sete të shkurta të pompave apo ushtrime ‘mountain climbing’.
Përveç këtyre, ju gjithashtu mund të bëni ushtrime squat, plank, etj.
Blini një litar
Nëse nuk e keni ditur, kërcimi me litar është një nga ushtrimet më efikase për djegien e kalorive.
Në fakt, duke kërcyer me litar ju mund t’i digjni deri në 1,000 kalori brenda një ore!
Provojeni një aplikacion telefoni apo këshillohuni në YouTube
Nëse çdo gjë tjetër dështon t’ju motivojë për të ushtruar, atëherë ushtrimet që i gjeni në internet mund të jenë burim i pashtershëm i motivimit.
Shumicën e videove mund t’i gjeni në YouTube, ku trajnerët e ndryshëm të fitnesit tregojnë se si mund t’i rregulloni rutinat ushtrimore dhe çfarë të ushtroni.
Përveç platformës YouTube, ju mund ta shkarkoni edhe ndonjë aplikacion në telefonin tuaj të mençur, i cili do të jetë shoku juaj i ushtrimeve.
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I