Meshkujt vërtet nuk dinë të dëgjojnë, mirëpo me ndihmën e këtyre taktikave super të thjeshta do t’ju dëgjojnë me vëmendje…
Shmangni pengesat
Kjo nënkupton që të mos i flisni asgjë të rëndësishme derisa ai shkruan porosinë, shikon futboll në TV, apo bën çfarëdo tjetër. Ja përse: ura e komunikimit midis dy hemisferave në trurin e tij është më e vogël në raport me trurin e femrës. Prandaj nuk është në gjendje të përpunojë komunikimin intensiv të informacioneve – që do të thotë që meshkujve multitaskingu më vështirë u shkon për dore, transmeton Telegrafi.
E pyesni për sugjerime
Çdo herë kur filloni bisedën për të kërkuar qëndrimin e tij për temën e caktuar, truri i tij automatikisht shënon atë si diçka të rëndësishme, andaj do t’ju dëgjojë me kujdes. Prandaj thoni: “Më intereson qëndrimi yt për këtë gjë”, dhe pastaj i tregon atë që keni për t’ia thënë.
Kaloni në esencë
Është zbuluar që dëgjimi i vibracioneve të zërit të femrës për meshkujt është kompleks, prandaj ata për këtë përdorin pjesën e trurit e cila shërben për interpretim të muzikës. Përkthimi: patjetër duhet të jeni direkt, pasi ai mbase është i mangët biologjikisht kur është fjala për ta dëgjuar – dhe mirëkuptuar – atë që ju ia thoni. /Telegrafi
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...