Pjesëmarrja në intervistën për punë ndonjëherë mund të jetë shumë stresuese dhe e lodhshme
Jeni të ballafaquar me punëdhënësin potencial, andaj për këtë shkak dëshironi të lini përshtypjen më të mirë të mundshme.
Edhe pse ato momente shumë shpesh mund të jenë të tmerrshme, nëse e dini që ajo është puna juaj e ëndrrave mund t’ju ndihmojë të bëheni më i guximshëm dhe të jepni çdo gjë nga vetja në mënyrë që të prezantoheni në mënyrën më të mirë.
Pasi që punëdhënësi juaj potencial t’ju pyesë çdo gjë dëshiron, në fund do t’ju japë rastin që edhe ju të pyesni atë diçka. Këtë rast assesi mos e lëshoni, andaj para se të përshëndeteni merrni guximin dhe bëni këto tri pyetje të cilat do t’jua shtojnë shanset tuaja që të filloni punën.
Më tregoni diçka për kulturën e kompanisë?
Në këtë mënyrë do të mësoni disa të dhëna për kompaninë e cila do t’ju interesojë nëse një ditë bash në të të punësoheni, do të mësoni mënyrën se si funksionojnë dhe punojnë dhe do të jeni të sigurt a dëshironi fare të punoni në ambient të tillë.
Si duket një ditë tipike në firmë?
Shumë të punësuar të rinj kanë problem sepse nuk dinë cilat janë obligimet e tyre ditore dhe nuk mund të inkorporohen menjëherë në kolektiv. Për këtë shkak gjithmonë pyesni cilat janë obligimet tuaja ditore në mënyrë që sa më parë të përshtateni dhe të filloni punën, kështu do të bëheni më i përgjegjshëm.
Cili është hapi tjetër pas intervistës për punë?
Kjo pyetje është shumë e mirë për shkak që do të mësoni kur do të duhej të merrnit përgjigjen për atë a jeni të pranuar në punë dhe cila është data e punësimit tuaj.
Hapet konkursi i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi s...
KFOR zhvillon stërvitje në Pejë, simulohet një operacion eva...
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona
Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albani...
Guardiola: Man City nuk ka asnjë shans për titullin e Ligës ...
Prezantohet plani i veprimit për sigurinë në shkolla, Rama: ...