Me siguri të gjithë juve ju ka ndodhur që prindërit t’ju paralajmërojnë të mos dilni jashtë me flokë të lagura sepse do të sëmureni, ose keni dëgjuar se nëse i kërcitni gishtat e dorës mund të sëmureni me artrit.
Çdo kund që shikoni, ju dëgjoni këshilla të tilla – e më e keqja është se shumë prej nesh u besojmë atyre verbërisht.
Telegrafi më poshtë ju sjell disa prej miteve më të zakonshme shëndetësore, të cilat janë kundërshtuar nga shkenca
Miti 1: Nëse dilni jashtë me flokë të lagura, ju do të ftoheni
Nëse i keni pastruar flokët para shkollës ose nuk keni pasur kohë t’i thani ato, padyshim se nëna ju ka bërtitur që shumë shpejt do të ftoheni.
A është kjo e vërtetë? Epo, siç duket, jo.
Viruset dhe gripat mund të fitohen në çdo kohë, madje edhe gjatë stinës së verës.
Miti 2: Muskujt shndërrohen në dhjam kur nuk stërviteni
Ekspertët thonë se nëse ndaloni së stërvituri, muskujt do të zvogëlohen por nuk do të konvertohen në një lloj tjetër qelizore e as në dhjam.
Miti 3: Të fjeturit me sytjena jua shkakton kancerin e gjirit
Ky mit ka origjinën nga një studim amerikan që kishte propozuar të mos mbani sytjena sepse mund ta shkaktoni kancerin e gjirit.
Sidoqoftë, studimet tjera nuk kanë gjetur një lidhje të ngjashme.
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...