Google ADS

Tri hobi që ju bëjnë më të mençur

14:35 | 14 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Sigurisht se leximi i librave enciklopedikë dhe shikimi i dokumentareve do t’ju bëjë më të mençur – por këto aktivitete nuk janë shumë të kënaqshme për shumicën e njerëzve.

Megjithatë, fatmirësisht ka shumë hobi tjera të cilat mund t’jua zgjerojnë aftësitë kognitive dhe njëkohësisht të kënaqeni.

Telegrafi më poshtë ju sjell tri hobi që nga ekspertët vlerësohen si shprehi shumë të mira për ta zgjeruar kapacitetin intelektual.

Ushtrimet e rregullta fizike
Të gjithë e dimë se ushtrimet fizike janë të mira për ne, por a e keni ditur se ushtrimet e rregullta fizike na bëjnë më të mençur?

Ushtrimet fizike e përmirësojnë memorien e njohjes së objekteve, memorien afatgjatë, etj.

Video-lojërat
Video-lojërat mund të kenë reputacion të keq, por nuk janë aq të këqija sa mendohet për to – disa prej tyre vërtet se jua stërvitin trurin.

Video-lojërat e zhvillojnë memorien punuese – sistemi i cili është përgjegjës për mbajtjen dhe përpunimin e informacioneve të reja.

Gjithashtu, këto lojëra e përmirësojnë inteligjencën hapësinore, planifikimin strategjik dhe performancën motorike.

Leximi
Leximi i përditshëm shkakton rritje të dukshme të lidhjes dhe komunikimit të trupit, e përmirëson kujtesën dhe sjell shumë përfitime tjera të shëndetshme për mendjen tonë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme