Aktiviteti gjatë menstruacioneve është i dëshirueshëm, por nuk duhet tepruar.
Ekzistojnë tri këshilla të rëndësishme për atë se çka assesi nuk duhet të bëni gjatë menstruacioneve.
Shumicës së femrave u ndodh që të ënjtën gjatë menstruacioneve. Ushqimi i njelmët shkakton dehidratimin, gjë që organizmi e kompenson me ndjenjën e etjes intensive, ndërkaq të gjitha ato lëngje të cilat i pimë do të na bëjnë edhe më të ënjtura.
Ekspertët thonë që është krejtësisht në rregull të keni marrëdhënie seksuale gjatë menstruacioneve, nëse ju dhe partneri juaj dëshironi. Mirëpo, duhet të jeni posaçërisht të kujdesshme, sepse në ato ditë ekziston rrezik i madh nga infeksionet me sëmundje seksualisht të transmetueshme.
Nuk është e saktë që nuk mund të mbeteni shtatzënë nëse keni menstruacione – pra, edhe një arsye më shumë që t’i kushtoni kujdes mbrojtjes!
Me gjasë kanë të drejtë që i bëjnë të gjitha ato reklama të pecetave për femrat të cilat “gjatë menstruacioneve” merren me sportet më të çuditshme, duke përfshirë edhe atë të adrenalinës.
Studimet tregojnë që tajitja e shtuar e endorfinës, të cilën e shkaktojnë ushtrimet, mund të ulë ngërçet dhe dhembjet, si edhe mund të ndikojë shumë mirë kundër ndryshimeve irrituese të humorit. Nuk jeni të detyruara të shkoni në stërvitje, shëtitja e shpejtë gjithmonë është e mirëseardhur.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...