Janë tre gjëra shkaku i së cilave një mashkull do të çmendet pas teje: Vajza të dashura, a ju ndodh që i dashuri juaj apo burri nuk ju dëgjon derisa flisni? Dhe nuk komunikon me ju mjaftueshëm? Atëherë pyeteni… nëse nuk flet me ju dhe nuk ju dëgjon, në çfarë lidhje jeni? Këtu është puna: mund ta shtysh që bukvalisht t’ju përgjërojë të ndajë vizionin e lidhjes me juve dhe emocionet nëse përdor disa fjalë që ai i regjistron dhe të gjejnë dallim në sjelljen e tij.
Elementi i parë: Të qenët tërheqëse
Quajeni kimi, si të doni, por nëse mashkulli nuk e ndien “këtë” kur vjen te momenti magjik i kimisë dhe i të qenët tërheqëse, atëherë asgjë. Krejt çfarë thoni tjetër është asgjë. Mund të thoni gjithçka si duhet. Mund të mendoni për të gjithë kohën. Mund t’i organizoni befasi të ndryshme që nuk mundet t’i përjetojë me asnjë femër tjetër… por, nëse ai detaj – intensiteti i të qenët tërheqëse nuk thotë se duhet të jetë me ty sonte dhe për secilën natë rresht… çkado që thoni nuk mund të ndikojë që ai të dashurojë. Për fat të keq, femrat bëjnë dy gabime klasike, ato dy gabime janë: – Tentimi që të tërhiqet vëmendja në mënyrë të lehtë, argëtuese ku gjithçka bazohet në tërheqjen fizike. Pra, mos u ngutni për seks. – Mosdija se si funksionon niveli i thellë i të qenët tërheqëse te mashkulli. Këto dy gabime janë mënyrat më të shpeshta dhe më të sigurta që dashuria të shkojë në dreq të mallkuar.
Elementi i dytë: Lidhja emocionale
Me siguri nuk duhet t’jua themi se meshkujt nuk janë ekspertë për kuptimin e ndjenjave të femrave. Në fakt, shumë meshkuj ftohen nga një femër kur ndjejnë emocionet që nuk janë të aftë për t’i kuptuar. Reaksioni i tyre natyral është të tërhiqen para emocioneve të forta që mund t’i sjellin deri te konflikti me një grua. A e dini se mashkullit mund t’ia thoni gjënë e njëjtë në kohë të ndryshme dhe do të merrni përgjigje ndryshe? Dhe kjo nuk varet vetëm nga disponimi i tij. Ekziston një gjë e rëndësishme që e bën dallimin se si mashkulli shikon, ndjen dhe reagon në atë që thoni dhe që ndani me të… e kjo është lidhja emocionale të cilën e ka me ju derisa flisni. Meshkujt më shpesh mbyllen dhe tërhiqen, sepse nuk munden të kuptojnë, shohin, e as nuk e kupton se çfarë ndodh dhe çfarë ndjeni në kokën tuaj. Atëherë femra fillon të nervozohet dhe e frustruar me faktin se ai e injoron kështu që edhe ajo mbyllet. Jeni e vetëdijshme se diçka nuk po shkon dhe imagjinata juaj fillon të veprojë. Juve ju kaplojnë emocionet, e ti dëshiron që mashkulli ta kuptojë pse ndiheni kështu. Dëshironi që ai ta kuptojë arsyen përse nuk jeni e lumtur. Ata shpesh thonë: Nuk e kam idenë përse ajo po sillet kështu me mua as për çfarë bëhet fjalë dhe aspak s’po më pëlqen. Cili është problemi i saj? Kjo shkakton distancë mes jush. Nëse dini si të komunikoni me të, ta shtyni t’ju dëgjojë, do t’ju kuptojë. Atëherë të gjitha situata e komplikuara bëhen të momentit kur ju të dy mësoni afërsinë dhe ndërtoni të ardhmen.
Elementi i tretë: Komunikimi relaksues
A e keni të kotë që të flisni me të dashurin tuaj? Baza e secilës lidhje është besimi dhe dija se të dy partnerët do ta duan njëri tjetrin, me durim dhe respekt. Nëse nuk keni komunikim të hapur atëherë sipas definicionit nuk ka sinqeritet në lidhjen tuaj. Nëse nuk ka sinqeritet, nuk ekziston siguri dhe lidhje. A e keni vërejtur se ju dhe partneri më pak ndani me veten se sa me miqtë? A ndiheni të frikësuara kur duhet t’i thoni mashkullit tuaj se çfarë vërtet ndjeni? Mos vallë partneri juaj nuk duhet të jetë më ia fort, më i afërt me juve se me secilin? Po, do të duhej. Ju duhet të jeni më të hapur me mashkullin tuaj se me secilin njeri tjetër. Por shumë femra nuk ia dalin. Shpesh ju si e dashura e tij e fundit e merrni vesh se çfarë po ndodh me të. Kjo nuk është në rregull. Komunikimi i mirë tërheq dhe inspiron komunikimin e mirë si shkëmbim. Nëse nuk keni lidhje të hapur dhe të sinqertë, atëherë përgjigjen e vetme do ta merrni prej tij. Lidhja krijohet dhe zhvillohet me komunikim.
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...