Google ADS

Tri arsye përse burrat u frikësohen grave të zgjuara, të pavarura

23:27 | 17 Shtator 2018
Arbresh.info

Burrat nuk do t’ju thonë të vërtetën për disa gjëra. Sidomos, për ato gjëra që mund t’i bëjnë të vrapojnë larg jush.
Ai ishte kaq i dashuruar me ty… dhe pas pak kohe, nuk ishte më…
Ja arsyet që ai nuk do ju thotë asgjë se pse veproi kështu:
Të gjithëve na ka ndodhur të “prenotojmë” një dhomë në “Hotelin e Zemërthyerve”, madje, më shumë se një herë.
Ndonjëherë, ne themi se as që e kuptuam “thyerjen e zemrës” të vinte drejt nesh (edhe kur afrohet me zhurmë e madje vesh edhe T- shirt fosforeshent). Në raste të tjera, “zemërthyerjet” dalin edhe prej boshllëkut; gjithçka shkonte aq mirë, kur papritmas… nuk shkonte më njëlloj.
Pavarësisht sesi e ndeshim një zemërthyerje apo tjetrën, ato kanë të gjitha diçka të përbashkët- më saktë; tri arsye sekrete që shpesh nuk tregohen prej partnerit. Ju mund të mendoni: Nuk ka mundësi… nuk mund të jetë e vërtetë. Nuk është ky rasti. Jo i dashuri im! I dashuri juaj ishte i ndjeshëm, i hapur, dhe qante me filmat. Të gjithë njerëzit përballen me këtë, gjë që i bën ata mjaft të paqartë me situatën që po përjetojnë.
Të kuptosh këto probleme, nga ana tjetër, mund t’ju ndihmojë të përballoni një ndarje të keqe ose, të rifitoni të dashurin. Ja cilat janë tri arsyet kryesore që burrat ndahen prej grash vërtet të mira:
Ai ndjeu presion
A ushtronit vazhdimisht presion mbi të? I kërkonit rregullisht më shumë? Më shumë dashuri, më shumë përkujdesje, më shumë seks? A e ndjenit veten sikur ishit ju, që duhej vazhdimisht të rregullonit gjërat në lidhjen tuaj?
Nëse identifikoni njërën prej këtyre arsyeve, atëherë me siguri lidhja juaj ka qenë e zhbalancuar. Por, edhe në këtë rast, duhet të dini se nuk është i gjithi faji i juaj. Shumica e burrave largohen prej presionit të vazhdueshëm emocional në kërkim të jetës së tyre (sepse në mendjen e tyre ata vrapojnë drejt jetës së tyre; asaj jete që duan). Presioni emocional ndryshon pjesë të pazbuluara deri në atë çast të mashkullitetit dhe e bën atë të ndjehet si “i sëmurë”. Në mendjen e tij, ai ndjehet sikur gjithçka që ai bën nuk është dhe nuk do të jetë mjaftueshëm e mirë për ju. Kjo i bën meshkujt të mbyllen në vetvete duke fshehur çdo emocion, më mirë sesa të përballen me presionin tuaj.
Lidhja juaj u kthye në një garë
Nëse një mashkulli i duhet të bëjë gara me partneren për të marrë në dorë frenat e lidhjes, ai jo vetëm do të ndjehet i padenjë, por më keq, do të ndjehet sikur nuk ka më vend për mashkullitetin e tij në jetën e partneres.
Mbani parasysh këtë: Është shumë e rëndësishme.
Kjo nuk do të thotë që mashkulli duhet të kontrollojë të gjithë lidhjen dhe gjithmonë, sepse kështu do të ishte e padrejtë për të dy palët. Por, një lidhje e suksesshme përbëhet prej aftësish plotësuese të njëra-tjetrës, ku secili prej partnerëve merr nën “kontroll” pjesën e vet. Nëse nuk ndodh kjo, të dy palët përfundojnë në garë- të dy garojnë për të fituar, në fund lidhja humbet. Kjo dinamikë mund të manifestohet në skenare të tilla:
Në një kontekst social me miq! A keni bërë debate se kush ka të drejtë përpara miqve?
Financiarisht, kush ishte fituesi? A fitonit më shumë para se ai? Dhe më e rëndësishmja, a erdhi ky dominim financiar në një mënyrë që e bëri atë të ndihej më pak mashkull?
Racionalisht, a ishit gjithnjë ju që merrnit vendime në lidhjen tuaj? Ku të hani, çfarë aktivitetesh të ndiqni, apo çfarë filmash të shihni?
Nëse është ndjerë sikur jeni kundër jush në vend që të jeni me të, ai nuk ka mundur dot kurrë ta hapë zemrën sepse ai ka pasur shumë frikë se mund ta humbasë “lojën” e për rrjedhim të lëndohet.
Ai nuk është ndjerë i respektuar.
Një mashkull nuk mund të ndërtojë një jetë me një grua që nuk e respekton. Ai duhet të ndjejë që për partneren e tij është më i rëndësishmi- duhet ta ndjejë se në çastet e tij më të dobta, ajo do ta mbulojë me ngrohtësi dhe pranim. Sepse, ja ku del në pah edhe vlera juaj e vërtetë për të: Ju jeni çelësi i suksesit të tij.
Në mënyrë që ai të hapë zemrën, duke përfshirë edhe butësinë dhe dëshirën për të krijuar një lidhje të gjatë, atij i duhet një bazë e shëndetshme respekti. Me një grua që e respekton në krah, ai mund të ndërmarrë më shumë risqe dhe ta përjetojë ‘lirinë’ më shumë se kurrë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme