Kjo lloj kirurgjie plastike ka pushtuar mijëra persona në botë duke përfshirë më së shumti ato të famshmit. Po, Gabrielle Union i ka ato. Edhe Miranda Kerr, por edhe Harry Styles. Mund ti shihni se si pothuajse të gjithë kanë vrima në faqe gjatë buzëqeshjes.
Jo të gjithë mund të kenë këto vrima natyrale në fytyrë, thekson Darren Smith, një kirurg plastik, i cili thekson se këto janë rezultat i lidhjes së lëkurës me muskujt themelorë të fytyrës. Kur muskujt në lëkurë përkulen, ajo tërheq lëkurën duke krijuar një gropëz. Arsyeja pse disa njerëz kanë këto lloj gropëza e disa të tjerë jo, është se ata lindin me një lidhje të ngushtë midis muskujve të fytyrës dhe lëkurës, ndërsa të tjerët nuk e kanë këtë lloj anatomie. Por, në saje të një procedure të shkurtë kirurgjike, ju mund t’i krijoni këto vrima në vetëm gjysmë ore kohë.
Trajtimi i njohur si kirurgjia e vrimave “dimpleplasty” është një procedurë minimale invazive e përdorur për të krijuar vrimat në fytyrë, më së shpeshti brenda faqeve, theson Wright Jones, kirurg plastik i certifikuar në Atlanta. Gjatë viteve të fundit, kjo kërkesë është dyfishuar shumë si rezultat i joproduktivitetit, rritjes së estetikës së fytyrës dhe mungesës së nevojës për anestezi të përgjithshme, thekson Jones.
Lexoni edhe këtë: Pamje perfekte për verë: pantallona me vija + ‘prerje e sipërme’ sipas Rihanna-s
Ky trajtim delikat kërkon njohuri të qartë të qëllimeve estetike midis pacientit dhe kirurgut plastik të certifikuar, dhe merr kohë rreth 30 minuta, varësisht nga anatomia e pacientit dhe përfshin krijimin e një incizioni brenda gojës së pacientit.
Pas kirurgjisë së tillë, pacientëve iu krijohen këto vrima gjysmë të përhershme për rreth një deri në dy muaj, me pak ënjtje të lehtë dhe irritim, thekson Jones. Pas kësaj periudhe fillestare, përfundimisht do të vendosen indet dhe vrima do të shihet vetëm gjatë qeshjes. Por, Jones paralajmëron, megjithëse trajtimi ka disa gjëra të vogla joproduktive, ekzistojnë akoma rreziqe që mund të çojnë në deformime që janë jashtëzakonsiht të vështira për t’u korrigjuar. Këto vrima mund të jenë tepër dramatike, të duken jo të favorshme dhe jonatyrale, të zhduken me kalimin e kohësm, apo madje të lokalizohen në vendin e gabuar, thekson ai. Megjithatë, ato që janë të interesuar në gdhendjen e faqeve apo kijimin e vrimave, çmimet zakonisht variojnë midis 800 $ dhe 2500 $, varësisht nga niveli i vështirësisë./
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...