Kleopatra e dinte që qumështi është shumë i mirë për lëkurën.
Megjithatë, mund të thuhet se metoda për larjen e fytyrës me qumësht është vjetëruar dhe se zakone të reja kanë hyrë në fuqi, transmeton portal arbresh.info
Për hir të zakoneve të reja, një grua vendosi që të lajë fytyrën e saj me birrë.
Pas saj, edhe shumë gra kanë ndjekur këtë metodë dhe rezultatet kanë qenë befasuese.
Gruaja që lau fytyrën me birrë e ka vërjetur menjëherë ndryshimin.
Pasi e lau fytyrën, ajo e fshiu me peshqir dhe vuri re se lëkura e saj ishte shumë e butë.
Të nesërmen ajo ka thënë se ndjeu lehtësi edhe në fytyrë. Ajo tha se aknet që kishte në fytyrë u larguan pas larjes së fytyrës me birrë.
Ditën e tretë, ndryshimi ishte edhe më i dukshëm. Fytyra e saj është pastruar në mënyrë të konsiderueshme nga puçrrat me të cilat ka luftuar për vite me rradhë. Ajo ia atribuoi këtë vetive antibakteriale të kësaj pije.
Ditën e katërt ajo vendosi që të shtonte edhe pak lëng limoni dhe e përdori këtë kombinim për tre ditë me rradhë. Përveç pastrimit të poreve të saj dhe zhdukjes së pikave të zeza, njollat e errëta që ajo kishte në fytyrë gjithashtu u larguan.
Ajo pretendon se lëkura e saj tani është më e butë, e “ushqyer” dhe më elastike, gjë që e bën këtë eksperiment shtatëditor shumë të suksesshëm./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...