Google ADS

Trendi i gërshetave për këtë sezon (FOTO)

13:52 | 5 Maj 2017
Arbresh.info

Historia e gërshetave është shumë e lashtë dhe daton të paktën para 5000 mijë vjetësh. Përgjatë kohës ka qenë pjesë e kulturave të ndryshme përfshirë Azinë, Afrikën, Amerikën dhe Evropën.

Në epokën e renesancës apo rilindjes, në Francë vajzat i kanë përdorur gërshetat për të mbajtur flokët më të pastra, pasi që jo gjithmonë kanë ekzistuar kushtet për t’i pastruara ato.

Në Afrikë, ato kanë pasur një kuptim tjetër, janë përdorur për tu socializuar dhe varësisht nga forma e tyre kanë pasur rol të caktuar.

Edhe në ditët e sotme ato përdoren po për të njëjtin qëllim për t’i mbajtur flokët e pastra dhe për t’i larguar nga fytyra gjatë kohës që jeni në punë, në shkollë apo në ambiente të tjera.

Sot ekzistojnë modele të gërshetave nga më të ndryshmet, për dallim me të kaluarën, funksioni kryesor pse përdoren sot është sepse janë shumë në modë.

Ndërkohë që në këtë pranverë gërshetat kurorë janë gërshetat më të popullarizuara që vijnë në forma nga më të ndryshmet të cilat mund ti përdorni, varësisht prej preferencës suaj.

Më poshtë mund t’i shihni disa prej tyre dhe të zgjidhni të preferuarën tuaj.

unnamed-1

unnamed-2

unnamed

g-euml-rsheta-q-euml-duken-bukur-n-euml-flok-euml-t-euml-shkurt-euml-r_21453019061_hd

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme