Pas 27 vitesh martesë, Bill dhe Melinda Gates kanë theksuar se janë duke u divorcuar.
Por pse pas një martese kaq të gjatë, një çift mund të vijë deri te divorci?
Në shumicën e martesave, pas dekadash së bashku, partnerët njohin njëri-tjetrin, ritmin e ditëve të puëns dhe mënyrën se si e pijmë kafen e mëngjesit, transmeton portal arbresh.info
Shumë çifte që kanë rritur fëmijë se bashku, zbulojnë gjëra për njëri-tjetrin që admirojnë, si dhe mënyra në të cilat ata nuk pajtohen plotësisht. Dikush mund të mendojë se, nëse ndonjë nga këto çështje sugjeronte papajtueshmëri, një martesë do të mbaronte shumë para se një çift të ishte në të 50-at ose 60-at e tyre.
Megjithatë, psikologët thonë se nuk është kështu.
“Vite më parë, shumica dërrmuese e çifteve të mia klientë, të cilët nuk ishin të lumtur në marrëdhënien e tyre, zgjodhën të mbeteshin të martuar për lehtësi ose rutinë, apo edhe nga një ndjenjë familjariteti. Gjatë viteve të fundit, shumë prej tyre janë duke zgjedhur qëllimisht të ndahen. Baza e klientit tim pasqyron shkallën e divorcit për amerikanët 50 vjeç e lart, e cila është dyfishuar që nga viti 1990”, tha psikologu John Duffy.
Pse divorcohen të moshuarit?
Një grua mund të kërkojë divorc, pasi jeta e saj mund të mos jetë përmbushur.
Sipas psokologut, ata arrijnë në një moshë që duan t’i lejojnë vetës hapësirë për t’u përmbushur dhe për të qenë të lumtur.
Zbuloj që modelet tradicionale të martesës nuk funksionojnë në mënyrë të njëtrajtshme për të gjitha çiftet, veçanërisht për ata në moshën e mesme, transmeton portal arbresh.info
Mungesa e seksit ose lidhja, mërzia me të përditshmen, zakonet e bezdisshme, lidhja e ngushtë janë ndër arsyet kryesore për divorc.
Në shumicën e rasteve, burrat janë ata që kërkojnë divorc në moshë të mesme, pasi ata preken nga stereotipi i krizës së moshës, kur duan të ndjekin rininë duke u dashuruar në gra tjera.
Nga ana tjetër, gratë që fillojnë ndarjet shpesh kërkojnë të ndryshojnë jetën e tyre./arbresh.info/
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...