Dizajnerët kanë bërë gati gjithçka gati për një vit gjithë stil, teksa këtë vit është ripërpiluar dhe sjellë klasikja perëndimore. Së pari zgjidhni veshjet voluminoze për mbrëmjet tuaja. Kërkoni të bini në sy duke përdorur me bollëk taftën dhe shifonin.
Transparetja është një tjetër stil i guximshëm, që stilistët e këshillojnë fort për verën e 2019. “Matchy Matchy”, koordinimi i ngjyrave për veshjen tuaj nuk do të jetë kurrë më i lehtë se sa këtë vit. Dizajne apo ngjyra të njëjta të çantës me veshjen tuaj, janë një tjetër këshillë për këtë vit.
Ngjyra e sezonit është bërë tashmë e njohur. Është kjo e verdhë rrezëllitëse, që ngjan si e ngopur me diell. Është ajo që është parë në shumë prej pasarelave.
Gjithashtu ngjyrat neon plot dritë, të ndërthurura me të tjera dizajne janë një tjetër stil “in” për këtë vit. Zgjidhni në look-un tuaj aksesorë si turbanë, apo kapele dhe shaje me këto printe. Do të përdoren gjithandej falë koleksioneve nga shumë shtëpi të modës.
Thekët nuk janë tashmë një trend anësor, përkundrazi qëndrojnë në qendër ndër më kryesorët. Përqafojini dhe ju. Ndërkohë që këtë vit harrojini printet me pika, xhaketat oversize, apo çizmet e gjata.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...