Qetësia para gjumit është një prej gjërave më të vështira, sidomos nëse vazhdon të bësh kontrollin e fundit të Instagramit apo edhe duke menduar për gjërat që do të bësh nesër. E beson ose jo, relaksi është një proces i lehtë natyral.
Ja cilat janë 3 pije qetësuese që të çlodhin para se të flesh
E para gjë që mund të të qetësojë është një çaj limoni me mjaltë. Mjalti qetëson fytin dhe limoni është i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë të tjerë. Të dyja bashkë qetësojnë stomakun. Sa herë ndihesh e shqetësuar para gjumit, kjo është zgjidhja.
Çaji jeshil është një tjetër zgjidhje e mirë para gjumit, sepse përmban një përbërës relaksues natyral, theaninë. Çaji jeshil është më i mirë nëse ke nevojë për t’u qetësuar nga një gjendje ankthi.
Së fundi, me siguri ke dëgjuar për këtë, por mund ta kesh harruar: çaj kamomili. Ky opsion është, në thelb, sinonim i gjumit. Një filxhan kamomil është pija perfekte për të ndihmuar trupin të qetësohet dhe të bëhet gati për të fjetur.
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...