Në lidhje ne shpesh neglizhojmë zakone të vogla që, megjithëse mund të mos duken të rëndësishme, por mund të dëmtojnë besimin dhe lidhjen në planin afatgjatë.
Këto zakone të vogla por të dëmshme mund të na largojnë në mënyrë të padukshme nga partneri ynë.
“Si psikolog, shpesh has në çifte që pa e ditur e dëmtojnë marrëdhënien e tyre me zakone të vogla por të dëmshme. Nuk janë tradhtitë e mëdha ato që i ndajnë shpesh çiftet, por veprime delikate, të përsëritura që shkatërrojnë ngadalë besimin, afërsinë dhe respektin. Nëse ndjeni tension të vazhdueshëm ose distanca në një marrëdhënie, ndoshta disa nga këto zakone janë të pranishme”, paralajmëron psikologu Jeffrey Bernstein për Psychology Today.
Ja cilat janë zakonet që ai veçoi:
Zhvendosja e fajit
Fajësimi është një reagim i natyrshëm kur gjërat shkojnë keq, por mund të bëhet një zakon toksik që krijon pakënaqësi dhe tjetërson partnerët.
Bernstein shpjegon: “Nëse vazhdimisht ia vëni fajin partnerit tuaj, me kalimin e kohës ai mund të ndihet i gjykuar padrejtësisht dhe të dy humbisni cilësitë pozitive të njëri-tjetrit. Kur ndjeni dëshirën për të fajësuar, ndaloni dhe pyesni veten: “Çfarë është roli im në këtë dhe çfarë mund të kontrolloj?’ Duke marrë përgjegjësinë, ju ndërtoni një ndjenjë të përbashkët mbështetjeje dhe inkurajoni komunikim konstruktiv dhe efektiv”, transmeton Klankosova.tv
Kurthi “Ti gjithmonë” ose “Ti kurrë”.
Deklaratat si “gjithmonë” dhe “kurrë” janë rrallë të vërteta dhe zakonisht e bëjnë partnerin të ndihet i fajësuar padrejtësisht, pohon psikologu. Duke përdorur terma absolut si këto, ne fokusohemi në sjellje ekstreme që shpesh nuk janë të sakta, duke bërë që partnerët tanë të reagojnë në mënyrë mbrojtëse.
“Në vend të absoluteve, përshkruani situata specifike dhe shpjegoni se si ato ju bëjnë të ndiheni. Për shembull, thoni: “Ndihem i parëndësishëm kur nuk kalojmë kohë së bashku”, në vend të “Nuk keni kurrë kohë për ne”. Ky ndryshim i vogël hap një hapësirë për mirëkuptim pa tension”, thotë Bernstein, shkruan Index.hr.
Inati i qetë
Mbajtja e inateve të vogla pa i shprehur ato mund të ketë një efekt shkatërrues. Ndjenja të tilla të pathëna grumbullohen me kalimin e kohës, duke bërë që partnerët të reagojnë në mënyrë të largët ose të papritur, duke e lënë personin tjetër konfuz.
Përfundon gjykimi për këtë javë ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ...
Ursula von der Leyen i shpëton jetën një pasagjeri në një av...
Grabiti 5.4 milion euro në aeroportin e Rinasit, dënohet me ...
Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhër-arrest ndërkomb...
Nis votimi i 128 amendamenteve, opozita lëshon sallën
Akuzohet për krime lufte në Gaza/ Lëshohet urdhër arrest për...